Alarm për cunami në Kaliforni: Valë 0.5 metra mbi nivelin e detit godasin Arena Cove - Gazeta Express
string(83) "alarm-per-cunami-ne-kaliforni-vale-0-5-metra-mbi-nivelin-e-detit-godasin-arena-cove"

Lajme

Gazeta Express

30/07/2025 11:06

Alarm për cunami në Kaliforni: Valë 0.5 metra mbi nivelin e detit godasin Arena Cove

Lajme

Gazeta Express

30/07/2025 11:06

Shërbimi Kombëtar i Motit i SHBA-së, ka njoftuar se valë cunami me lartësi rreth 0.5 metra mbi nivelin e baticës janë regjistruar në Arena Cove, të Kalifornisë.

Sipas njoftimit, paralajmërimi për cunami mbetet në fuqi për zonat bregdetare të Kalifornisë nga Cape Mendocino deri në kufirin midis Kalifornisë dhe Oregonit, ndërsa qytetarëve u kërkohet evakuuim.

Në deklaratë thuhet:

“Nëse ndodheni në këtë zonë bregdetare, lëvizni drejt brendësisë dhe në terren më të lartë. Paralajmërimet për cunami do të thotë se një cunami me përmbytje të konsiderueshme është i mundshëm ose po ndodh aktualisht. Cunamit përbëhen nga një seri valësh që mund të jenë të rrezikshme për shumë orë pas mbërritjes fillestare. Vala e parë mund të mos jetë më e madhja.”

Kujtojmë se paralajmërime për cunami janë lëshuar edhe për disa vende të tjera në Paqësor, përfshirë Japoninë, pas një tërmeti të fuqishëm me magnitudë 8.3 që goditi rajonin Kamçatka në Lindjen e Largët të Rusisë. Ky rajon ndodhet përgjatë të ashtuquajturës “Unaza e Zjarrit” e Paqësorit – një zonë e njohur për aktivitet të lartë sizmik dhe vullkanik.