Alarm për bombë në një shkollë private në Tiranë - Gazeta Express
string(48) "alarm-per-bombe-ne-nje-shkolle-private-ne-tirane"

Shqiperi

Gazeta Express

21/02/2025 14:22

Alarm për bombë në një shkollë private në Tiranë

Shqiperi

Gazeta Express

21/02/2025 14:22

Një alarm për bombë është dhënë në një shkollë private në Tiranë.

Në adresën e e-mail ishte dërguar një mesazh në  anglisht në të cilin thuhej se në ambientet e shkollës ishte vendosur një bombë, e cila do të shpërthente për 43 minuta.

Njoftimi:

Më datë 21.02.2025, rreth orës 11:30, është marrë njoftim se në adresën e një shkolle private në zonën e Misto-Mames, ka ardhur e-mail i shkruar anglisht në të cilin thuhej se në ambientet e shkollës ishte vendosur një bombë, e cila do të shpërthente për 43 minuta.

Shërbimet e Policisë dhe Njësia Antieksploziv kanë shkuar menjëherë në vendngjarje ku kanë bërë evakuimin e nxënësve dhe stafit të shkollës.

Vijon kryerja e kontrollit dhe verifikimeve përkatëse nëse njoftimi është i rremë.

Shërbimet e Policisë, strukturat e Antiterrorit në bashkëpunim me specialistët për Hetimin e Krimit Kibernetik po punojnë për sqarimin e rrethanave dhe identifikimin e autorëve.

Advertisement
Advertisement
Advertisement