Alarm për bombë në Gjimnazin e Tetovës, nxënësit largohen nga objekti i shkollës - Gazeta Express
string(79) "alarm-per-bombe-ne-gjimnazin-e-tetoves-nxenesit-largohen-nga-objekti-i-shkolles"

Maqedoni

Gazeta Express

20/02/2026 10:38

Alarm për bombë në Gjimnazin e Tetovës, nxënësit largohen nga objekti i shkollës

Maqedoni

Gazeta Express

20/02/2026 10:38

Paraditen e sotme është raportuar sërish alarm për bombë në gjimnazin “Kiril Pejçinoviq” në Tetovë, duke vazhduar serinë e kërcënimeve të njëpasnjëshme që janë regjistruar në këtë institucion vetëm gjatë kësaj periudhe.

Sipas informacioneve fillestare, menjëherë pas pranimit të njoftimit, janë ndërmarrë procedurat standarde të sigurisë, ndërsa nxënësit dhe stafi janë evakuuar përkohësisht nga objekti.

Nga autoritetet kompetente pritet të konfirmohet nëse bëhet fjalë për alarm të rremë, ashtu si në rastet e mëparshme, ndërkohë që hetimet për identifikimin e autorëve të këtyre kërcënimeve vazhdojnë.

Advertisement
Advertisement
Advertisement