Alarm për bomba në dy shkolla në Shkup - Gazeta Express
string(38) "alarm-per-bomba-ne-dy-shkolla-ne-shkup"

Maqedoni

Gazeta Express

08/04/2025 10:38

Alarm për bomba në dy shkolla në Shkup

Maqedoni

Gazeta Express

08/04/2025 10:38

Sërish panik në Shkup – këtë mëngjes janë raportuar kërcënime për bomba në dy shkolla të mesme.

Sipas MKD.mk, dy shkolla të mesme në Shkup kanë marrë email-mesazhe se në ndërtesat e tyre ishte vendosur një mjet shpërthyes, dhe Ministria e Punëve të Brendshme (MPB) e ka konfirmuar informacionin.

– “Menjëherë janë ndërmarrë masa dhe aktivitete të duhura, janë kryer kontrollet e nevojshme dhe është konstatuar se bëhet fjalë për paraqitje të rreme”, thonë nga MPB për MKD.mk.

Mësimi në shkolla nuk është ndërprerë.

Advertisement
Advertisement
Advertisement