Alarm nga OKB: Gaza në kufijtë e urisë, më keq se çdo krizë e këtij shekulli - Gazeta Express
string(74) "alarm-nga-okb-gaza-ne-kufijte-e-urise-me-keq-se-cdo-krize-e-ketij-shekulli"

Lajme

Gazeta Express

29/07/2025 12:03

Alarm nga OKB: Gaza në kufijtë e urisë, më keq se çdo krizë e këtij shekulli

Lajme

Gazeta Express

29/07/2025 12:03

Programi Botëror i Ushqimit (WFP) i Kombeve të Bashkuara ka paralajmëruar se katastrofa që po zhvillohet në Gaza kujton uritë e shekullit të kaluar në Etiopi dhe Biafra të Nigerisë.

Drejtori i emergjencave të WFP-së, Ross Smith, ka thënë për gazetarët se:

“Kjo është ndryshe nga çdo gjë që kemi parë në këtë shekull. Na kujton katastrofat e dikurshme në Etiopi apo Biafra, në shekullin e kaluar,” ka thënë ai, duke kërkuar që të veprohet urgjentisht.

Kujtojmë se më herët, edhe trupi i mbështetur nga OKB, “Integrated Food Security Phase Classification” (IPC), ka lëshuar një alarm duke thënë se “skenari më i keq i urisë po ndodh aktualisht në Rripin e Gazës”.

Në një vlerësim të fundit, të mbështetur nga Kombet e Bashkuara thuhet se:

“Provat në rritje tregojnë se uria e përhapur, kequshqyerja dhe sëmundjet po çojnë në një rritje të vdekjeve të lidhura me mungesën e ushqimit. Të dhënat më të fundit tregojnë se pragjet e urisë janë arritur për konsum ushqimor në shumicën e Rripit të Gazës dhe për kequshqyerjen akute në qytetin e Gazës.”