Alarm në Izrael: Ushtria detekton raketa të lëshuara nga Irani, lëshon një urdhër për banorët - Gazeta Express
string(91) "alarm-ne-izrael-ushtria-detekton-raketa-te-leshuara-nga-irani-leshon-nje-urdher-per-banoret"

Lajme

Gazeta Express

15/06/2025 15:46

Alarm në Izrael: Ushtria detekton raketa të lëshuara nga Irani, lëshon një urdhër për banorët

Lajme

Gazeta Express

15/06/2025 15:46

Ushtria e Izraelit ka zbuluar më shumë raketa të lëshuara nga Irani të dielën, duke paralajmëruar qytetarët në të gjithë vendin që të qëndrojnë pranë strehimoreve, raporton CNN.

Forcat e Mbrojtjes të Izraelit (IDF) thanë se sistemet mbrojtëse janë duke vepruar për ta ndalur kërcënimin.

“Komanda e Frontit të Brendshëm ka urdhëruar tani banorët në të gjithë vendin të qëndrojnë pranë hapësirave të mbrojtura. Lëvizja në hapësirat publike duhet të minimizohet dhe tubimet publike duhet të shmangen”, thuhet në një deklaratë të IDF-së.

Një ekip i CNN-it në Tel Aviv raportoi se sirenat janë dëgjuar në qytet.