Autoritetet në Marok po planifikojnë të “pastrojnë” rrugët e qyteteve pritëse për Botërori 2030, duke rrezikuar vdekjen e deri në tre milion qenëve endacakë.
Grupet për të drejtat e kafshëve kanë ngritur alarmin, duke akuzuar për masakrime të mundshme, përfshirë qëllime masive, helmime dhe madje djegie të qentëve.
FIFA është tashmë njoftuar për këtë çështje, ndërsa organizatat ndërkombëtare të mbrojtjes së kafshëve kërkojnë ndërhyrje për të parandaluar një katastrofë humane para organizimit të turneut më të madh të futbollit botëror në vitin 2030. /GazetaExpress