string(90) "alarm-behrami-krejt-vemendja-ne-hage-i-madh-e-i-vogel-ta-kundershtojme-kete-proces-politik"

Lajme

Gazeta Express

21/05/2025 15:45

‘‘Alarm’’, Behrami: Krejt vëmendja në Hagë, i madh e i vogël ta kundërshtojmë këtë proces politik

Lajme

Gazeta Express

21/05/2025 15:45

Artan Behrami, deputet i Partisë Demokratike të Kosovës, ka kërkuar që e gjithë vëmendja  të jetë në Hagë, pasi që sot Specialja ka refuzuar kërkesat për lirim të përkohshëm Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit, shkruan Gazeta Express.

Tutje ka thënë edhe se ‘’refuzimi nga Paneli Gjyqësor është indikator dhe shenjë e qartë se Gjykata Speciale kundër krejt ligjeve dhe konventave ndërkombëtare do t’i dënojë krerët e UÇK-së’’.

Postimi:

ALARM!🚨 Krejt vëmendja në Hagë, ju lutem.

Ka plot persona që kanë përcjellur procesin e gjyqit në Hagë, që kanë shpresuar se krerët e UÇK-së mund të lirohen e të mbrohen në liri, pasi Prokuroria të përfundojë dëshmitarët e saj.

Edhe vet e kam pas një troh shpresë!

Refuzimi nga Paneli Gjyqësor është indikator dhe shenjë e qartë se Gjykata Speciale kundër krejt ligjeve dhe konventave ndërkombëtare do t’i dënojë krerët e UÇK-së.

Tani nuk ka më dilema, nuk ka më kalkulime!

Tani është koha që i madh e i vogël, me krejt fuqinë dhe mjetet demokratike, duhet të kundërshtojmë këtë proces politik me të vetmen kërkesë:

Gjyq fer, të pavarur dhe sovran