Alain Delon feston 86 vjetorin e lindjes - Gazeta Express
string(40) "alain-delon-feston-86-vjetorin-e-lindjes"

Arte

Gazeta Express

08/11/2021 21:14

Alain Delon feston 86 vjetorin e lindjes

Arte

Gazeta Express

08/11/2021 21:14

Aktori, regjisori dhe producenti francez, Alain Delon feston sot 86–vjetorin e lindjes

Alain Delon njihet si një nga aktorët më të shquar të Evropës dhe seks-simbolet e ekranit nga vitet 1960 dhe 1970. Delon mori vlerësimin e kritikëve për role në filma si “Purple Noon” në 1960, “Roço and His Brothers 1960”, “L’Eclisse” në 1962, “Leopardi” në 1963, e të tjerë.

Lexo Edhe:

Gjatë karrierës së tij, Delon punoi me shumë regjisorë të njohur, duke përfshirë Luchino Visconti, Jean-Luc Godard, Jean-Pierre Melville, Michelangelo Antonioni dhe Louis Malle. Ai mori nënshtetësinë zvicerane në vitin 1999.

Në vitin 1985, ai fitoi çmimin Cesar për aktorin më të mirë për interpretimin e tij në “Notre histoire” në 1984. Në vitin 1991, ai mori Legjionin e Nderit të Francës.

Para se të bëhej yll filmi, Delon ka bërë disa punë. Vetëm pasi u transferua në Romë, ai u afrua më shumë me botën e kinemasë derisa u bë një nga seks-simbolet më të mëdha të historisë kinematografike.