Al Wahda – Foda, arabët e bëjnë punën thuajse të kryer - Gazeta Express
string(51) "al-wahda-foda-arabet-e-bejne-punen-thuajse-te-kryer"

Futboll

Gazeta Express

18/06/2025 9:41

Al Wahda – Foda, arabët e bëjnë punën thuajse të kryer

Futboll

Gazeta Express

18/06/2025 9:41

Franco Foda mund të largohet nga Kombëtarja e Kosovës për të zbarkuar në Emiratet e Bashkuara Arabe.

Të paktën sipas arabëve, puna thuajse të kryer me trajnerin gjerman që mund ta marrë në dorë ekipin e atjeshëm, Al Wahda.

Gazetari arab Ahmed Ragab nuk ka dyshime rreth kësaj.

“Al Wahda është afër që ta emëroj si trajner të parë gjermanin Franco Foda”, shkroi ai, përcjell “Gazeta Express”.

Flitet se trajneri gjerman e ka marrë një ofertë të parefuzueshme dhe të parezistueshme, me një rrogë vjetore prej afro 3 milionë eurosh.

Dhe, ndonëse ka kontratë me Federatën e Futbollit të Kosovës deri në fund të ciklit kualifikues të Botërorit 2026, Foda mund të largohet qysh tash nga Kosova.

Kreu i FFK-së, Agim Ademi ka thënë se do të takohet sy më sy me selektorin për të vendosur për të ardhmen e tij.

Foda është në negociata qe disa ditë me drejtuesit e Al Wahdas dhe oferta e tyre duket se e ka joshur dhe po e shqyrton seriozisht mundësinë që të largohet nga “Dardanët” për ta përqafuar ekipin nga Emiratet e Bashkuara Arabe.

Deri tash, në krye me trajnerin gjerman Kosova ka arritur rezultate pozitive.

Nwse largohet Foda, FFK-ja duhet ta gjejë një trajner të ri për ta drejtuar ekipin kombëtar në kualifikimet e Botërorit 2026, të cilat Kosova do t’i nisë në muajin shtator të këtij viti. /Gazeta Express