string(69) "al-nassr-po-rendit-fitoret-ne-arabine-saudite-ronaldo-pergezon-ekipin"

Sport

Gazeta Express

29/09/2023 21:34

Al-Nassr po rendit fitoret në Arabinë Saudite, Ronaldo përgëzon ekipin

Sport

Gazeta Express

29/09/2023 21:34

Al-Nassr regjistroi sonte fitoren e gjashtë radhazi në Ligën Profesionale Saudite.

Skuadra e drejtuar nga Luis Castro fitoi 1:2 në udhëtim ndaj Al-Taee, shkruan Gazeta Express.

Kjo ishte fitorja e nëntë radhazi në të gjitha garat për Al-Nassr.

Cristiano Ronaldo edhe një herë doli të jetë vendimtar për skuadrën e tij, pasi kontribuoi me asistim dhe gol.

Ylli portugez e vlerësoi fitoren si të rëndësishme, teksa e përgëzoi ekipin pas ndeshjes.

“Një tjetër fitore e rëndësishme dhe 9 fitore radhazi! Bravo Ekipi! Le të vazhdojmë punën e mirë!”, shkroi 38-vjeçari në rrjetet sociale.

/Gazeta Express/