string(78) "al-nassr-merr-vendim-rreth-piolit-pas-eliminimit-nga-liga-e-kampioneve-e-azise"

Sport

Gazeta Express

02/05/2025 17:57

Al-Nassr merr vendim rreth Piolit, pas eliminimit nga Liga e Kampionëve e Azisë

Sport

Gazeta Express

02/05/2025 17:57

Skuadra saudite Al-Nassr raportohet se është pranë marrjes së vendimit për të shkarkuar trajnerin Stefano Pioli pas eliminimit nga Liga e Kampionëve e Azisë këtë javë.

Pioli u emërua trajner i Al-Nassr, skuadër ku luajnë emra si Cristiano Ronaldo, Sadio Mane, Jhon Duran dhe Marcelo Brozovic, në fillim të sezonit 2024-25, pas largimit nga Milani në fund të sezonit 2023-24.

Italiani ka një kontratë deri në verën e vitit 2027, me një pagë të raportuar prej rreth 12 milionë eurosh në sezon, pa përfshirë bonuset.

Megjithatë, me Al-Nassr që aktualisht ndodhet në vendin e tretë në renditjen e kampionatit saudit, i eliminuar nga Liga e Kampionëve e Azisë pas një humbjeje 3-2 në gjysmëfinale ndaj Kaëasaki Frontale, dhe pas raportimeve për tensione mes Piolit dhe Cristiano Ronaldos më herët gjatë sezonit, trajneri duket se po shkon drejt një largimi të hershëm.

Raportet e mëparshme kanë konfirmuar se ekziston një klauzolë që lejon ndërprerjen e kontratës në qershor.

Sipas Calciomercato.com, është gjithnjë e më e pamundur që Pioli të mbetet trajner i Al-Nassr për sezonin 2025-26.

Nëse Pioli largohet gjatë verës, ai mund të kthehet menjëherë në Serie A, pasi disa klube janë të pasigurt për trajnerin e tyre për sezonin e ardhshëm, përfshirë Romën, që ende kërkon një zëvendësues për Claudio Ranierin, dhe Napolin, që mund të ketë nevojë për një trajner të ri nëse Antonio Conte vendos të largohet.

Pioli gjithashtu ishte përmendur më herët në spekulimet që e lidhnin me stolin e Juventusit përpara se Igor Tudor të emërohej trajner i përkohshëm./GazetaExpress/