Al Nassr bëhet me trajner të ri, Ronaldo jep miratimin - Gazeta Express
string(53) "al-nassr-behet-me-trajner-te-ri-ronaldo-jep-miratimin"

Futboll

Gazeta Express

28/06/2025 19:24

Al Nassr bëhet me trajner të ri, Ronaldo jep miratimin

Futboll

Gazeta Express

28/06/2025 19:24

Jorge Jesus do të jetë trajneri i ri i Al Nassr.

Sipas raportimeve të fundit nga gazetari Santi Aouna, tekniku portugez ka arritur marrëveshje me klubin saudit dhe pritet të prezantohet zyrtarisht në ditët në vijim.

I njohur për eksperiencën e tij në futbollin arab, Jesus rikthehet në Arabinë Saudite pasi më parë kishte drejtuar rivalët e Al Hilal. Këtë herë ai do të udhëheqë Al Nassr, skuadrën ku luan edhe superylli Cristiano Ronaldo.

Sipas burimeve të afërta me klubin, edhe vetë Ronaldo ka dhënë miratimin e tij për emërimin e Jesusit, duke forcuar kështu lidhjen portugeze brenda ekipit.