Skuadra saudite Al Hilal ka kthyer vëmendjen drejt një prej mesfushorëve më të qëndrueshëm të momentit: Scott McTominay.
Reprezentuesi skocez, i cili ka rilindur në fanellën e Napolit nën drejtimin e Antonio Contes, është bërë objektiv kryesor për ekipin nga Arabia Saudite që kërkon të forcohet me yje të kalibrit europian.
Që nga transferimi i tij në Serie A, McTominay është shndërruar në një titullar të pazëvendësueshëm për kampionët e Italisë, duke treguar formë të lartë, qartësi taktike dhe një prani të fortë fizike.
Aftësitë e tij për të shënuar gola dhe për të udhëhequr lojën e mesfushës e kanë bërë atë një element kyç për Conten, i cili nuk e sheh largimin e tij si një mundësi të afërt.
Megjithatë, Al Hilal, pas transferimit të bujshëm të Theo Hernandez, ka vendosur të ndërtojë një skuadër dominuese për të synuar suksesin në Kupën e Botës për Klube dhe në arenën aziatike.
Drejtuar nga Simone Inzaghi, projekti i ri i klubit mbështetet fuqishëm financiarisht dhe kërkon të joshë McTominay me një ofertë që vështirë se mund të refuzohet nga klubet europiane.
Për momentin, Napoli është i vendosur: McTominay nuk është në shitje.
Por, siç ndodh shpesh në futbollin modern, çdo qëndrim mund të ndryshojë nëse oferta financiare është mjaftueshëm e lartë.
Al Hilal ka treguar se nuk heq dorë lehtë nga objektivat e tij dhe do të vazhdojë përpjekjet për të shtuar skocezin në projektin e tij ambicioz./GazetaExpress/