Al Hilal po shton përpjekjet për të transferuar mbrojtësin francez Theo Hernández nga AC Milan, me trajnerin e ri Simone Inzaghi që pritet ta kontaktojë personalisht lojtarin gjatë kësaj jave.
Sipas raportimeve të Fabrizio Romano, një marrëveshje paraprake mes Al Hilal dhe Milanit është arritur për një shumë prej 35 milionë eurosh, përfshirë bonuset. Megjithatë, mungon ende “drita e gjelbër” nga vetë lojtari, i cili nuk ka dhënë pëlqimin përfundimtar për transferimin në Arabinë Saudite.
Nga ana tjetër, edhe Atletico Madrid – ish-klubi i Theo – ka bërë një qasje të parë, por nuk ka asnjë ofertë konkrete deri në këtë fazë.
Al Hilal po përgatit një projekt ambicioz me Inzaghin në krye, dhe Theo Hernández shihet si një pjesë kyçe e skuadrës që do të përfaqësojë klubin në Kampionatin Botëror për Klube, që nis më 14 qershor në SHBA.
Situata mbetet e hapur – vendimi final tani është në duart e francezit.
aaaaa