string(69) "akuzohet-se-vrau-bashkeshorten-arrestohet-turisti-amerikan-ne-shkoder"

Shqiperi

Gazeta Express

03/05/2025 11:37

Akuzohet se vrau bashkëshorten, arrestohet turisti amerikan në Shkodër

Shqiperi

Gazeta Express

03/05/2025 11:37

Policia e Shkodrës ka arrestuar 57-vjeçarin Brandon Saporito, i cili dyshohet se është autor i vrasjes së partneres së tij, Sandra Saporito 54 vjeç.

Krimi ndodhi ditën e djeshme në një banesë të marrë me qira në Shkodër.

“Specialistët për Hetimin e Krimeve ndaj Personit në DVP Shkodër arrestuan shtetasin amerikan Brandon Saporito, 57 vjeç, për veprën penale “Vrasja për shkak të marrëdhënieve familjare”, pasi: Më datë 02.05.2025, në lagjen “Vasil Shanto”, në një banesë të marrë me qira, dyshohet se në gjendje të dehur, për motive të dobëta, ka dhunuar e goditur me sende të forta dhe me mjet prerës, bashkëshorten e tij shtetasen Sandra Saporito, 54 vjeçe, e cila si pasojë e dëmtimeve ka humbur jetën në vendin e ngjarjes”, njoftoi policia.

Ngjarja e rëndë ndodhi rreth orës 10:00 të paradites së djeshme. Policia gjeti në banesë 54-vjeçaren e pajetë dhe partnerin e saj, Brandon Saporito, i cili ishte në gjendje të dehur dhe me dëmtime të lehta në duar të shkaktuara me thikë.

Në momentin e daljes nga banesa me pranga në duar ai ishte i mbuluar në gjak.

Çifti ndodhej në vendin tonë që nga 27 marsi.

Pikërisht në këtë datë ata kanë mbërritur në aeroportin “Nënë Tereza”, ndërsa në foton e publikuar, Sandra shkruante se kishin mbërritur shëndoshë e mirë në Tiranë dhe ndodhen të ulur në ambietet e një bar kafeje në Rinas.

Ata kanë zhvilluar vizita në disa zona të Shqipërisë, si në Himarë, në Tiranë dhe së fundmi edhe në Shkodër, ku edhe ndodhi ngjarja e rëndë.

Policia sekuestroi pamjet e kamerave të sigurisë të zonës për të parë nëse ka patur edhe prezencë të personave të tjerë më herët në banesën ku ndodhi ngjarja e rëndë.