Akuzohet se përdhunoi një të mitur, prangoset shefi i policisë në Fushë- Arrëz - Gazeta Express
string(76) "akuzohet-se-perdhunoi-nje-te-mitur-prangoset-shefi-i-policise-ne-fushe-arrez"

Akuzohet se përdhunoi një të mitur, prangoset shefi i policisë në Fushë- Arrëz

Gazeta Express

05/06/2020 23:12

Shefi i Postës së Policisë në Fushë- Arrëz ka përfunduar këtë mbrëmje në prangat e policisë, nën akuzën e rëndë të dhunimit seksual të një të miture.

Lajmin e ka përcjellë përmes një njoftimi Shërbimi për Çështjet e Brendshme dhe Ankesat (SHÇBA), i cili saktëson se bëhet fjalë për një ngjarje të vitit 2015, por që është dënoncuar vetëm kohët e fundit nga vajza që pretendon se është ngacmuar seksualisht nga polici.

Lexo Edhe:

“Bazuar ne provat e mbledhura, ka dyshime te forta se ne muajin prill 2015, ajo eshte ngacmuar seksualisht nga nje punonjës policie në ambientet e Komisariatit të Policisë Shkodër, kur efektivi ishte me detyre Specialist i Hetimit te Krimeve ne DVP Shkoder. Shtetasja kishte shkuar për të denoncuar per përdhunimin që i kishin bërë disa persona ne 2015, punonjës të shtëpisë së fëmijës ne Shkodër.”-thuhet ne njoftim.

Njoftimi:

Shkodēr – Sonte ne mbremje, Drejtoria e Hetimit e SHÇBA-së, në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Shkodër ka ndaluar shefin e Stacionit Policor Fushe Arrez, i dyshuar per marredhenie seksuale me dhune.

Ngjarja dyshohet se ka ndodhur ne vitin 2015, por eshte kallezuar se fundmi nga vajza, ne prani te nje psikologu.

Bazuar ne provat e mbledhura, ka dyshime te forta se ne muajin prill 2015, ajo eshte ngacmuar seksualisht nga nje punonjës policie në ambientet e Komisariatit të Policisë Shkodër, kur efektivi ishte me detyre Specialist i Hetimit te Krimeve ne DVP Shkoder. Shtetasja kishte shkuar për të denoncuar per përdhunimin që i kishin bërë disa persona ne 2015, punonjës të shtëpisë së fëmijës ne Shkodër.

SHÇBA ndaloi I.D., me detyre aktuale Shef i Postës se Policisë ne Fushë Arrëz, ne DVP Shkoder, i dyshuar për veprën penale “Marredhënie seksuale me dhunë me të rritura”.

Materialet iu kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër, për hetime të metejshme.

Nderkohe autoritetet shteterore dhe organizata jo fitimprurese kane marre ne mbrojtje shtetasen duke e strehuar dhe duke u perkujdesur, ne nje Qender Sociale.

Duke perfituar nga ky komunikim publik, SHÇBA i ben thirrje çdokujt qe eshte dhunuar apo ndihet nen presion, te denoncojne menjehere prane Policise se Shtetit apo Prokurorise, si dhe prane SHÇBA nese evidentojne shkelje te punonjesve te Policise, ne numrin 0800 90 90, duke garantuar anonimat dhe reagim te shpejte.