Akuzohet për spiunazh, çfarë informacionesh i dërgonte Jelena Gjukanoviq BIA-së serbe, sipas prokurorit? - Gazeta Express
string(101) "akuzohet-per-spiunazh-cfare-informacionesh-i-dergonte-jelena-gjukanoviq-bia-se-serbe-sipas-prokurorit"

Lajme

Gazeta Express

16/09/2025 10:35

Akuzohet për spiunazh, çfarë informacionesh i dërgonte Jelena Gjukanoviq BIA-së serbe, sipas prokurorit?

Lajme

Gazeta Express

16/09/2025 10:35

Gjatë seancës gjyqësore në Gjykatën Themelore në Prishtinë, prokurori Bekim Kodraliu deklaroi se Jelena Gjukanoviq, zyrtare e misionit të OSBE-së në Kosovë, po akuzohet për veprën penale të spiunazhit.

Sipas Kodraliut, Gjukanoviq ka përcjellë informacione të dokumentuara që lidhen drejtpërdrejt me rendin kushtetues dhe sigurinë institucionale të Republikës së Kosovës te Aleksandar Vllajiq, i identifikuar si agjent rezident i Agjencisë së Sigurisë dhe Informacionit të Serbisë (BIA).

Ai shtoi se këto informacione më pas janë transmetuar te zyrtarët e lartë të BIA-së, përkatësisht Ratko Gajtanoviq, përgjegjës për rajonin e Novi Pazarit në Serbi, dhe Lubisha Bukviq.

“…agjentin resident të BIA-së Aleksandar Vllajiq, të cilit i ka përcjellë informacione të dokumentuara që lidhen drejtpërdrejtë me rendin Kushtetues, sigurinë institucionale dhe veprimtarinë e brendshme të institucioneve të Republikës së Kosovës, të cilat informacione pastaj janë transmetuar tek zyrtarët e lartë të BIA-së përkatësisht Ratko Gajtanoviq, përgjegjës i BIA-së për rajonin e Novi Pazarit në Serbi dhe zyrtari tjetër Lubisha Bukviq”, ka thënë Kodra.

Ai po ashtu tha se e pandehura është takuar në disa raste në zyrat e BIA-së në Beograd.

“Gjithashtu e pandehura përmes influencimit dhe ndikimet e saj nga pozita që mbante në OSBE dhe udhëzimet që kishte marrë nga tani i dënuari për spiunazh, Aleksandar Vllajiq dhe zyrtarët e BIA-së, e njëjta gjatë takimeve zyrtare dhe përftimit të raportit të OSBE-së për pasqyrimin e situatës politike dhe të sigurisë në Kosovë ka kontribuuar në konfirmimin e një narrative armiqësore ndaj institucioneve të sigurisë, shtetësisë dhe integritetit të Republikës së Kosovës, çka përmes këtyre veprimeve të qëllimshme e pandehura ka cenuar rëndë rendin Kushtetues dhe sigurinë kombëtare dhe ka vënë në rrezik serioz jetën dhe sigurinë personale të zyrtarëve shtetërorë, qytetarët e vendit si dhe personelin ndërkombëtarë të institucionit të OSBE-së në Kosovë. Me këtë e pandehura Jelena Gjukanoviq në vazhdimësi e ka kryer veprën penale të spiunazhit”, ka thënë prokurori Kodra. /Telegrafi