Akuzohet për rrëmbimin dhe vdekjen e babait të tij, arrestohet në Spanjë djali i ish-bankierit ukrainas - Gazeta Express
string(102) "akuzohet-per-rrembimin-dhe-vdekjen-e-babait-te-tij-arrestohet-ne-spanje-djali-i-ish-bankierit-ukrainas"

Lajme

Gazeta Express

27/02/2026 12:44

Akuzohet për rrëmbimin dhe vdekjen e babait të tij, arrestohet në Spanjë djali i ish-bankierit ukrainas

Lajme

Gazeta Express

27/02/2026 12:44

Policia italiane, në bashkëpunim edhe me autoritetet në Spanjë, ka arrestuar në Barcelonë djalin e ish-bankierit 54-vjeçar ukrainas, i cili u gjet i pajetë pasi ra nga një ndërtesë në Milano më 23 janar.

Mediat italiane bëjnë të ditur se 34-vjeçari Igor Adarich dyshohet për rrëmbimin e babait të tij, Alexandru Adarici.

Hetuesit dyshojnë se i biri e kishte bindur të atin të udhëtonte drejt Milanos me pretekstin e një takimi biznesi në një objekt në zonën Via Nerino, ku më pas dyshohet se është organizuar rrëmbimi. Hetuesit pretendojnë se ai ndihmoi në rrëmbimin e të atit për ta detyruar atë të transferonte 250,000 euro në kriptovaluta.

Sipas dosjes hetimore, 34-vjeçari akuzohet gjithashtu se ka shkaktuar rënien e të atit nga dritarja e apartamentit, pasi ai ishte i vetmi person në dhomë në atë kohë.

Autoritetet italiane kanë hedhur poshtë versionin e dhënë më parë nga i dyshuari para policisë së Barcelonës, sipas të cilit ata ishin sulmuar nga një grup personash të armatosur.

Sipas deklarimeve të të dyshuarit, ai dhe babai i tij kishin udhëtuar në Itali për një takim me një person të quajtur “Kirill”, por hetuesit nuk kanë gjetur prova për ekzistencën e një takimi të tillë, shkruan A2CNN.

Hetimet po vijojnë për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes. 

Advertisement
Advertisement
Advertisement