Akuzohet për masakrën me 5 policë të vrarë, SPAK kërkon burg përjetë për Fran Marashin
Shqiperi
Gazeta Express
21/01/2025 17:11
Burg përjetë ka kërkuar Prokuroria e Posaçme për Fran Marashin, i akuzuar për ngjarjen e njohur si “Masakra e Urës Vajgurore”, e ndodhur në vitin 1997 ku humbën jetën 5 punonjës policie dhe u plagosën 6 të tjerë.
Gjykata e Lartë kishte vendosur rigjykimin e dosjes 28 vite pas ngjarjes.Vetë Marashi ka pretenduar se nuk i janë respektuar të drejtat dhe liritë themelore për një proces të rregullt ligjor gjatë gjykimit në mungesë. Ai ka deklaruar se nuk kishte dijeni për gjyqin që u zhvillua në vitet 1999-2000 në ngarkim të tij.“Mua nuk më ka njoftuar askush, as prokuroria as gjykata”, ka thënë ai.