Akuzohen për dhunë në familje, arrestohen dy të rinjtë në Tiranë - Gazeta Express
string(63) "akuzohen-per-dhune-ne-familje-arrestohen-dy-te-rinjte-ne-tirane"

Shqiperi

Gazeta Express

25/09/2025 12:52

Akuzohen për dhunë në familje, arrestohen dy të rinjtë në Tiranë

Shqiperi

Gazeta Express

25/09/2025 12:52

Policia e Tiranës ka arrestuar dy të rinj, pasi akuzohen për dhunë në familje. Policia bën me dije se ka arrestuar 26-vjeçar, pasi akuzohet se ka ushtruar dhunë ndaj bashkëjetueses së tij.

Po ashtu në pranga ka përfunduar edhe një 33-vjeçar, pasi ka goditur me grushte, vëllain e tij.“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 2:-arrestuan shtetasin I. K., 26 vjeç, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj bashkëjetueses së tij;-arrestuan shtetasin A. D., 33 vjeç, pasi dyshohet se ka goditur me grushte, vëllanë e tij.”, thuhet në njoftimin e policisë.Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme.