Akuzë kundër një hajduti që e ka vjedhur automjetin zyrtar të MEPSO-s - Gazeta Express
string(69) "akuze-kunder-nje-hajduti-qe-e-ka-vjedhur-automjetin-zyrtar-te-mepso-s"

Gazeta Express

14/02/2020 12:59

Akuzë kundër një hajduti që e ka vjedhur automjetin zyrtar të MEPSO-s

Gazeta Express

14/02/2020 12:59

Prokuroria Themelore Publike e Shkupit ka dorëzuar akuzë kundër një personit për kryerjen e veprës penale – vjedhje e rëndë sipas nenit 236 paragrafi 1 nga Kodi Penal, përcjell GazetaExpress nga Portalb.mk

“I akuzuari më 24.11.2019. e ka thyer xhamin e përparmë të derës së vozitës të automjetit “Mitsubishi”, në pronësi të Sh.A. MEPSO, të parkuar përpara ndërtesës banesore në bulevardin “Jurij Gagarin” në Shkup. Nga automjeti i akuzuari ka marrë laptop kompjuter dhe mjete tjera me vlerë të përgjithshme rreth 62.000 denarë”, informojnë nga Prokuroria.

Lexo Edhe:

Për shkak të rrezikut për arratisje, dhe veçmas duke e pasur parasysh faktin se i akuzuari paraprakisht është dënuar për një sërë veprash penale të karakterit pronësor, prokurori publik deri te Gjykata Penale i ka propozuar që t’ia vazhdojë masën e paraburgimit./GazetaExpress/

Besmir Lika