Akuzat për "thasë me pare" dhe mediat, Ramadani: Kurti s'guxoi ta thotë që fjala është për tre avokatë, s'janë as gazetarë, as analistë - Gazeta Express
string(127) "akuzat-per-thase-me-pare-dhe-mediat-ramadani-kurti-sguxoi-ta-thote-qe-fjala-eshte-per-tre-avokate-sjane-as-gazetare-as-analiste"

Lajme

Gazeta Express

02/04/2026 23:11

Akuzat për “thasë me pare” dhe mediat, Ramadani: Kurti s’guxoi ta thotë që fjala është për tre avokatë, s’janë as gazetarë, as analistë

Lajme

Gazeta Express

02/04/2026 23:11

Eksperti i sigurisë dhe panelisti i rregullt i emisionit Pressing në T7, Burim Ramadani, kritikoi fort kryeministrin Albin Kurti i cili sërish shfrytëzoi foltoren e Kuvendit të Kosovës për të sulmuar mediat. Anipse në një raportim u tha se një çantë me para e morën tre avokatë, emrat e të cilëve janë bërë publikë, Kurti sulmoi mediat duke devijuar këtë raportim dhe Ramadani e sfidon atë duke i thënë “pse spo i përmend emrat, çka po tutesh?”…

Ramadani për këtë temë u shpreh në Pressig në T7:

“Te thasët me para këto formulime janë që njerëzve ia trullojnë mendjen, janë formulime të mëdha se njerëzit mendojnë që ka diçka apo s’ka diçka, unë nuk e di. Por ajo që e di është që media e cila i ka raportu rastin e çantës me para i ka thanë tre emra konkretë, as s’janë gazetarë, as analista, as s’kanë lidhje me gazetari. Kanë qenë tre avokatë që janë konë me emra e mbiemra, kur janë bo dokumentet e strukturave paralele kjo u konë në vitin 2023. Jemi duke folë për diçka që krejt Kosova e di, e kemi pa që kryeministri s’pat guxim me thanë që janë tre avokatë që janë raportu prej mediave që e kanë marrë një çantë me para..Që skanë lidhje me mediat, as me gazetarët, as me partitë politike”, tha Ramadani në Pressing, transmeton Gazeta Express.

“Nese janë raportu dhe kryeministri e merr 100% të vërtetë atëherë duhet me pa cilat janë kanë aktivitete e tjera, çka ka bo policia, prokuroria e institucionet e tjera”, shtoi ai.

“Del si kryeministër dhe thotë mediat e kanë raportu, ataherë thuaj cka kanë thanë ata, ata kanë thënë janë tre avokatë që e kanë marrë një çantë me para, thuje o burrë mos u tut çka po tutesh pse po e gjuan te kushdo….thuaje këta e kanë marrë…”, u shpreh Ramadani.

Emisioni i plotë i Pressing KËTU.

Advertisement
Advertisement
Advertisement