Akuzat për 'sulm politik', Ambasada e SHBA reagon pas sekuestrimit nga SPAK të pasurive të Ylli Ndroqit - Gazeta Express
string(100) "akuzat-per-sulm-politik-ambasada-e-shba-reagon-pas-sekuestrimit-nga-spak-te-pasurive-te-ylli-ndroqit"

Gazeta Express

07/08/2020 17:30

Akuzat për ‘sulm politik’, Ambasada e SHBA reagon pas sekuestrimit nga SPAK të pasurive të Ylli Ndroqit

Gazeta Express

07/08/2020 17:30

Pas dosjes 339, sekuestrimi i pronave të biznesmenit Ylli Ndroqi është goditja e dytë më e madhe që ka bërë SPAK, që nga fillimi i punimeve si strukturë e Posaçme.

Biznesmenit Ndroqi iu sekuestruan 26 prona, përfshirë edhe Tv Ora News. Pas këtyre veprimeve SPAK ka marrë disa “goditje” politike dhe mediatike, por ambasada amerikane shpreh mbështetjen e plotë nsaj kësaj strukture.

Lexo Edhe:

Përmes një shënimi në faqen e saj zyrtare në facebook, ambasada e SHBA-së thotë se ka ardhur koha që ekspertët e dejtësisë të punojnë të qetë dhe të lihen të bëjnë punën e tyre, pa kërcënime, presione dhe kanosje.

Reagimi i Ambasadës së SHBA

Ambasada e SHBA-së mbështet me forcë punën e pavarur dhe profesionale të Policisë së Shtetit dhe SPAK-ut. Profesionistët e sistemit të drejtësisë – oficerët e policisë, prokurorët dhe gjykatësit – duhet të lejohen të bëjnë punën e tyre pa kërcënime dhe kanosje, pavarësisht kush është i pandehur. Ka ardhur koha që të lejohen të kryejnë detyrat e tyre dhe të mbështeten përpjekjet e tyre për të luftuar krimin e organizuar. Kjo është e vetmja mënyrë që shqiptarët të kenë sistemin profesional dhe të paanshëm të drejtësisë që meritojnë, dhe të ecin përpara drejt integrimit në BE.