Në listën e të akuzuarve ndaj Russell Brand, është shtuar edhe ish-bashkëshortja e saj, Katy Perry. Kjo e fundit ka lënë të nënkuptohet se nuk është aspak e çuditur nga akuzat e artikuluara në publik, pasi ajo kishte parë tek ish-partneri disa sjellje që nuk shkonin.
Në një intervistë të dhënë për Vogue nga Katy Perry, ajo deklaroi se ish-bashkëshorti nuk u soll siç duhet ndaj saj, duke theksuar se ai po përpiqej t’i kontrollonte gjithë jetën.
“Ndjeva shumë përgjegjësi për përfundimin e lidhjes sonë, por më pas zbulova të vërtetën, të cilën nuk mund ta zbuloj domosdoshmërish, sepse e mbaj të mbyllur në kasafortën time për një ditë me shi. E lashë të ikte dhe i thashë “kjo nuk më përket mua, është përtej meje”, tha Perry.
Katër gra e akuzojnë aktorin për sulm seksual midis 2006 dhe 2013. Akuzat ndaj Russell Brand iu atribuan atij, pas një hetimi të gjerë të përpiluar dhe publikuar nga media britanike Sunday Times, Times dhe Channel 4./A2CNN