Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka thënë se është absurde të mendohet se ajo i ka organizuar puç Albin Kurtit në takim e përbashkët me Richard Grenellin.
Ajo tha në “Syri”, se aty ka qenë gjithë Evropa Juglindore, dhe nuk mund të refuzohej një takim i tillë në tokën amerikane.
“Ka akuza që unë dhe presidenti Begaj kemi lobuar për rrëzimin e Qeverisë Kurti, ai takim ka qenë në shtator ku ne jemi ftuar në emër të sekretarit të Thesarit, të përfaqësuesit të Trump për misione speciale dhe ka qenë një person i tretë që udhëheq Bankën për Ekporte dhe Importe, e gjithë Evropa Juglindore ka qenë aty, kemi diskutuar edhe me Kroacinë dhe kemi thënë që nëse mungojmë mund të keqkuptohemi. Në tokë Amerikane ta refuzosh pjesëmarrjen është absurde”, ka thënë ajo.
Osmani tha se takimi ishte në shtator, e si organizoi puç, kur ia dha Vetëvendosjes 28 dhjetorin si datë të zgjedhjeve, i largoi masat e BE-së dhe e priti diasporën. /Gazeta Express