Akuzat për ish-kryeprokurorin Adriatik Llalla, gjykata shtyn për në nëntor shqyrtimin e dosjes - Gazeta Express
string(93) "akuzat-per-ish-kryeprokurorin-adriatik-llalla-gjykata-shtyn-per-ne-nentor-shqyrtimin-e-dosjes"

Akuzat për ish-kryeprokurorin Adriatik Llalla, gjykata shtyn për në nëntor shqyrtimin e dosjes

Gazeta Express

09/07/2020 14:53

Gjykata shtyn për në nëntor shqyrtimin e dosjes së ish-prokurorit Adriatik Llallës, i cili akuzohet për veprën penale të refuzimit për deklarim të pasurisë.

Mësohet se gjykata ka pranuar kërkesën e avokatit mbrojtës për të bërë disa hetime shtesë.

Lexo Edhe:

Llalla i ka mohuar më herët akuzat e ngritura nga ish-Prokuroria e Krimeve të Rënda duke e cilësuar hetimin ndaj tij si një goditje politike. Prej kohësh, ai ka sjellë prova në procesin hetimor, duke rrëzuar kështu akuzat e tjera që ishin ngritur ndaj tij.

Llalla u largua nga Prokuroria e Përgjithshme në fund të vitit 2017, për t’ia dorëzuar mandatin e tij ish-prokurores së përkohshme, Arta Marku.