Deputeti i partisë demokratike Xhelal Meziu është paditur për shpifje në Gjykatën e Posaçme nga kryebashkiaku i Burrelit Agron Malaj, që u zgjodh edhe deputet në siglën e Partisë Socialiste.
Padia erdhi pas një deklarate të bërë nga Xhelal Mziu një ditë përpara zgjedhjeve parlamentare të 11 majit, se automjeti qe përdorej nga Malaj ka shpërndarë para në këmbim te votave.
Me 10 maj një ditë para zgjedhjeve u shënua një incident, ku simpatizantët e Partisë Demokratike ndaluan një automjet duke pretenduar se personat që ishin në të, po shpërndanin para me qëllim blerjen e votave në favor të Partisë Socialiste.
Pas kësaj ngjarjeje, drejtuesi politik i qarkut Dibër i PD Xhelal Mziu, akuzoi kandidatin e PS Agron Malaj, duke thënë se automjeti që po shpërndante para ishte i tij.