Kryeministri Rama ka reaguar në lidhje me akuzat e përcjella nga opozita për garën e shpallur ditën e djeshme prej tij, për aksin Milot- Fier, një rrugë e cila pritet të kushtojë 1.2 miliardë euro (si pjesë e korridorit Adriatiko Jonian).
Rama shkruan në rrjetin social se nuk ka fjalë për gjuhën e përdorur nga eksponentë të opozitës, të cilët sipas tij kanë nisur sulmet ende pa nisur mirë gara për kompaninë që do të fitojë tenderin (PPP-në).
Nuk kam fjalë për gjuhën e turpshme të atyre që duan të qeverisin Shqipërinë e sulmojnë me fjalët më të ulëta projektin Milot-Fier ende pa nisur mirë gara ndërkombëtare! Këta që fjalën e vjedhje e kanë në majë të gjuhës për çdo punë,si duket vetëm kanë vjedhur kur qeverisnin #TURP