Akuza më “vdekjeprurëse” Albin-iste, dje dhe sot është: Mos përhap panik nga CoronaVirusi, dhe as nga Amelika?! - Gazeta Express
string(104) "akuza-me-vdekjeprurese-albin-iste-dje-dhe-sot-eshte-mos-perhap-panik-nga-coronavirusi-dhe-as-nga-amelika"

Akuza më “vdekjeprurëse” Albin-iste, dje dhe sot është: Mos përhap panik nga CoronaVirusi, dhe as nga Amelika?!

Gazeta Express

20/03/2020 22:29

A i ka nërealitet Kosova 22 të infektuar, apo disa qindra, në mos mbi një mijë meCoronaVirus…!? Irani deri sot, ka afërsisht 1000 të vdekur! Pra po flasim përtë vdekur, jo të infektuar!

Ky shkrimiështë një “Manual for Dummies”, për përhapjen e CoronaVirusit nëKosovë, sikurse edhe përhapjen e “Viruseve ideologjike të mendësisë VV-iste, kusipas VV-së e Kurtit – Hashim Thaqi ka infektuar (politikisht) edhe vet Donald Trumpin,andaj Presidenti Tramp dhe Shtëpia e Bardhë, po bëjnë dhe veprojnë e dizajnojnë harta ë Ballkan -sipas instruksioneve të Dirigjentit botëror, Hashim Thaqi?! Hashim Thaqit të Brojës!?

Lexo Edhe:

Spanja, kazbardhur se ka mbi 500 të vdekur!? Italia kishte mbi 400 të vdekur vetëm në 24orët e fundit, pra jo Bangladeshi, por Italia?!  -Kush është këtu në lajthitje?Bota apo Ne?

Çka flet rasti i sotëm, i paradites së 20 Marsit 2020: “Rasti që po quhet – I Infektuari iJanjevës që kishte ardhë nga Berlini me 11 Mars i“ dhe, më me rëndësi, si duken shifrat e tëinfektuarve nëse projektojmë infektimet e ngjizuria nga ky dhe vajza e tij, të cilët u intervistuan nga “KOha”?  Lexoni me vëmendje, dhe konstatoni vet – Janë22 të infektuar apo disa qindra”?

A duhej shkarkuar apo edhe burgosur Kancelarja Gjermane Angela Merkel, kurfoli  publikisht mbi probabilitetin real që Gjermania të infektohet për disa javë në shkallë 70%të të gjithë Gjermanisë, që i bie rreth 54 milion të infektuar!?

Shkruan: Bardhyl Meta

Ka një qasjeshumë diletante në disa nga prononcimet zyrtare, rreth gjendjes së shkaktuarnga përhapja eksponenciale e CoronaVirusi në vendin tonë!

Fatkeqësisht,nuk duket të jenë gabime teknike në prononcime, por gabime në kalkulim, dhe në projektimtë eskalimit dhe përhapjes së CoronaVirusit, dhe rrjedhimisht, gabime në procesine planifikimit e ndërmarrjes urgjente të masave ekstreme, konform gjendjesreale!?

Përshtypja ime(dhe jo vetëm e imja!) është krijuar, përveç tjerash, (edhe) nga deklaratat e parmbrëmshmetë zv. Kreministrit Haki Abazi se “gjendjen e kemi në kontrolle…”!, dhe se,“Në Kosovë kemi vetëm 19 të infektuar me CoronaVirus, andaj s’ka nevojë përmasa shtesë!”

Ku po ngjanë lajthitja? E ku qëndron defekti në këtëdeklaratë, që s’është e vetmuar, gjegjësisht ku po ngjanë lajthitja në këtëmendësi?

E para: Është fakt se“Numri i të infektuarve të konfirmuar me CoronaVirus në Kosovë, të  Martën me 17 Mars kur po mbante konferencënpër shtyp zv. Kryeministri Haki Abazi, ishte 19-të”, ndërkohë që sot është 21.Por ky s’është thelbi i problemit dhe qasjes së gabuar.

– Ngase, dilemajetike Kosovare (dhe jo vetëm Kosovare, por edhe globale), s’është në çështjen “Saështë numri i të konfirmuarve, 19-20 apo 25?”, por çështja është në dilemën qëduhet zbërthyer e para-projektuar se:

– Sa mund të ketë qenë numri i të infektuarve para 10ditësh, para 7 ditësh, dhe, sa është numri i tyre sot, gjegjësisht sa do tëjetë nesër, pasnesër, pas 15 ditësh e më tej – ndërkohë që të infektuarit epaidentifikuar, kanë vazhduar të infektojnë familjare dhe persona të tjerë…?

Kjo pra ështëthelbi dhe çështja kryesore, ngaqë procesi multiplikues i përhapjes sëCoronaVirusit, e bënë punën e vet çdo orë dhe ditë, ndërkohë që ne, pra Unë,Ti, Ai dhe Ajo – kemi jetuar dhe jetojmë eventualisht, si të infektuar apo pranëtë infektuarve të pa identifikuar, dhe i kemi kolegë, fëmijë, i kemi afër nesh,kemi blerë dhe blejmë edhe sot prej tyre, bashkëpunojmë, këmbejmë gjësende,biseda e debate…etj. etj?

Sugjerimi im: Masa radikale, shpallje e gjendjes sëjashtëzakonshme, dhe mendësia: “Think global, act local”!

Sot, bota kagrumbulluar, seleksionuar e analizuar të dhënat globale të të gjithë fenomenittë përhapjes së CoronaVirusit! S’kemi ende vaksina dhe s’priten para fund vitit,por, ka gjithnjë e më shumë terapi konsensuale, dhe ngadalë po krijohet edhe nëkëtë çështje, konsensusi global.

Por, sa i përketfenomenit të shpërndarjes së Virusit Corona, formave dhe aritmetikës sëpërhapjes e multiplikimit të infektimeve që po ndjek kjo “Murtajë” –  analizat, konkludimet, formulat dhe praktikat,tashmë në nivel botëror, janë pothuaj identike. Dallim bënë vetëm se dikushfillon me kohë, e tjetri, me logjikën mos të përhapim panik, fillon me vonesë.

Preventivapërmes karantinës dhe mobilizimit të të gjitha qelizave të shoqërisë dhe aplikimittë “gjendjes së jashtëzakonshme” të dizajnuar enkas për parandalimin epërhapjes së CoronaVirus-it (dhe këtu s’bëhet fjalë për kurrfarë grushteti!),ka bashkuar gjithë globin – janë mbledh e shoshitur shumë praktika, dije e shkathtësi,që kanë dhanë rezultate evidente.

Cilat janë informatat që po vijnë nga bota?

Pozitive / Aktualisht: Një gjyshe kineze 103-vjeçare kaarritur shërim të plotë nga COVID-19 pasi u trajtua për gjashtë ditë në Wuhan, tëKinës! Dhe për më tepër, Kina ndërkohë, ka mbyllur spitalin e saj të fundit për koronavirus-in, ndërkaq Apple ka rihaptë gjitha 42 dyqanet e saj në Kinë!

Mjekët në Indi, ishin tejet tësuksesshëm përballë CoronaVirusit, përkundër rrethanave të Indisë, dhe isugjerojnë botës terapinë me kombinimin e barnave të përdorura prej tyre, merezultate mahnitëse: Lopinavir, Retonovir, Oseltamivir së bashku meChlorphenamine.

Lajmet negative, dekurajuese: Por, në anën tjetër, në vazhdën e Zeitgeist (“spirit of the times”)“Thinkglobal, act local”, ne duhet ta shohimedhe të njohim kapacitetet tona materiale e organizative – ta dimë kaçikun tonë- sikurse edhe anën ende të errët të medaljes, ngase paralelisht me lajmet emira që shpalova më lartë, duhet të kemi parasysh seIrani deri sot, ka afërsisht 1000 të vdekur! Pra po flasim për tëvdekur, jo të infektuar!

Spanja, kazbardhur se ka mbi 500 të vdekur!? Italia kishte mbi 400 të vdekur vetëm në 24orët e fundit, pra jo Bangladeshi, por Italia që ka një prej sistemeve më tëorganizuara e moderne të Shëndetësisë dhe kuadër mjekësor e shkencor tëlakmueshëm nga bota e zhvilluar – ndërkohë që tek ne, zv. KM Haki Abazi, është dheishte optimist, dhe deklaronte me shumë vetëbesim se s’ka nevojë për masa emobilizim shtesë, ngase “gjendjen e kemi në kontrolle”?! dhe…, “jemi tëpërgatitur mirë”, “kemi vetëm 19 të Infektuar””!?

Por, siç ethamë më lartë, dilema jetike Kosovare – dhe jo vetëm Kosovare, por edheGjermane, Franceze, e SHBA-ve etj, s’është në çështjen “Sa është numri i tëkonfirmuarve – 19, apo 250?”, por çështja është në dilemën që duhet zbërthyer epara-projektuar se:

– Sa mund të ketë qenë numri i të infektuarve para 10ditësh, para 7 ditësh, dhe, sa është numri i tyre sot, nesër, pasnesërgjegjësisht pas 15 ditësh, pas multiplikimeve që ka bërë Virusi duke u bartënga personi në person, e nga familja në familje…?

Përtejpolitikës, po e bëjmë një skenar të thjeshtë, e që ka ngjarë gjithandej nëbotë, por që po e “për-kthejmë” në rastin Kosovar, dhe po e quajmë:

 “Ditari i shkruari CoronaVirusit – n’procesin e përhapjes e Multiplikimit n’Kosovë!

Para se tëfillojmë me projektimin e gjendjes pardje apo para një jave, dhe të kalojmë tegjendja sot dhe pas 10 ditësh – të sqarohemi për një çështje të vogël teknike,që t’mos shokoheni me thjeshtësinë e aritmetike të përhapjes së virusit, e kus’vlenë më “ajo qasja dhe të menduarit linear që karakterizon qytetarët (tek needhe Lidershipin!) kur kalkulojnë dinamikat e financave familjare: “Kurseji 50euro në muaj dhe në fund të vitit ke 600 euro kursime”, të kalkuluara melogjikë 50 plus 50 janë 100 Euro, plus 50 janë 150 etj – apo me logjikën, kemivetëm 19 të infektuar, dhe numri po ritet shume ngadalë, një në ditë, “dhe joora-orës…!?

Jo, kjo s’është rruga e as mendësia që duhet ta lejojmë!?

Qeveria emediet kanë për detyrë emergjente që njerëzit t’i përgatisin paraprakisht, nëmënyrë që qytetarët, pas rreth 20 ditësh, të mos na bien në një shok kolektiv dhenë panik t’pa rikuperueshëm nga shifrat marramendëse që mund t‘shembën mbi ne, eqë dalin si rezultat i realitetit e praktikave aktuale globale – që vinë sirrjedhojë e “logjikës matematikore” – të multiplikimit eksponencial të CoronaVirusit”.

Dhe për këtëfakt e fenomen, flasin gjithë liderët botërorë hapur, ngase shpalimi i rreziqeveekstreme që na presin si Kosovë e shoqëri, s’është “përhapje paniku”, por një mobilizimshtetëror e shoqëror antitrupash kundër kësaj “Mortaje” kontemporane.

Sipas logjikëssë mendësisë së Kabinetit Kurti dhe vet Albin Kurtit – me rastin e shkarkimittë Ministrit Agim Veliu (se paska përhapë panik…!?), që mund të ishte mendësie Kim Jong-ut… por jo evropiane, me idenë se qytetarët e vendit duhet privuarnga njohuritë dhe praktikat globale e mbi rreziqet e vërteta dhe përprojeksionet mbi përhapjen e CoronaVirusit– po na del të jetë përhapje paniku –dhe jo bazë për kundërmasa. Rrjedhimisht, mbi këtë logjikë qeverisë, edheshpjegimet aktuale se askush s’duhet as s’guxon të vejë në pikëpyetje masat dhevendimet e shefit, ngase ai e dinë saktë çfarë po bënë, janë fatale…!?

Mirë!? Por, sita kualifikojmë, nisur nga kjo mendësi e Kryeministrit Kurti – deklaratën epara një jave – të Kancelares Gjermane, Angela Merkel, kur krejt hapur përmesmediave alarmoi vendin dhe qytetarët e saj  se Gjermania me 82 Milion banorë – duhet tëbëhet gati ngase mund të infektohet në shkallë vendi, deri në 70 % të të gjithëqytetarëve të saj!  Që përkthyer i bie, rreth57.5 milion të infektuar gjerman”, andaj rrjedhimisht, alarmonte se populli dheinstitucionet gjermane duhet mobilizuar për një sfidë nga më të mëdhatë tëhistorisë…!

Sipas logjikësKurti, i bie se Bundestagu gjerman duhej ta shkarkonte Kancelaren e vet, AngelMerkel, menjëherë…?! Por kjo është një temë tjetër, ngase siç e dimë tëgjithë, shkarkimi i z. Veliu ka ngjarë, për arsye krejt tjera, dhe s’është aspak,preokupim i këtij shkrimi…!

Pra, për çfarë po flet Merkel, me këto shifra marramendësdhe “pse po përhapë këso panike joproporcionale”?

Merkel s’poflet pa pas para vetës parashikime dhe projektime e skenarë ekspertësh, bazuarnë të dhëna për logjikën dhe praktikat aktuale të përhapjes së COVID-19përgjithësisht, e ku s’vlenë logjika lineare e mbledhjes matematikore, siç pobëhet tek ne, se 18 + 1 bëjnë 19-të, dhe plus të konfirmuar dje dhe sot, bëjnë21, “andaj gjendjen e kemi në kontrolle”, dhe rritja e numrit është shumëoptimiste se s’ka rreziqe të mëdha, prandaj masat “janë proporcionae e adekuatedhe po funksionojnë…”!?

Jo,CoronaVirusi shumëzohet, gjegjësisht Multiplikohet me shpejtësi marramendëse,si një ortek bore – dhe multiplikator janë vet qytetarët që as që e dinë sejanë të infektuar me COVID-19 dhe se janë bartës e multiplikator në familje, lagje ekolektiv.

Personi i parë,apo Virusi nr.1-i që po thuhet se ka ardh nga Italia, dhe sidomos i infektuarii konfirmuar si parafundit (i 21-i), që ka ardhë nga Berlini e që po quhet i ”infektuaringa Janjeva – Lipjani”, dhe që kishte ardhë me 11 Mars në Kosovë sikur edhe tëtjerë që në një “Ditë D” kanë hyrë në Kosovë – multiplikohen për pak ditë – nëdhjetëra, qindra e mijëra të infektuar të tjerë…, ndërkohë që “opinioni” dhe“Institucionet” ende flasin, mrizojnë dhe thonë, në Kosovë kemi vetëm 22 të infektuar…!

Siç e dimë, nëKosovë rasti parë është konfirmuar me 11 Mars. Por, për projeksionet më poshtë,për shumë arsye, s’po merremi me te!

Për shkak tëshembullit të ilustruar, po merremi me rastin për të cilin mësuam sot, me 20Mars 2020 – pra me të infektuarin me numër rendor publik, i infektuari ikonfirmuar i “21-të” , i cili bashkë me vajzën e tij kishte ardhë nga Berlininë Kosovë e Janjevë, para 19 ditësh, me 11 Mars 2020.

Këtë rast po emarrim që t‘projektojmë bashkërisht, sa mund të jenë infektuar nga ky person në10-të ditët që ky kishte takuar e vizituar shumë familjarë, miq e kolegë,kishte vizituar dyqane e shkëmbye biseda e debate me qytetarë të Kosovës, mesdatave 11 – 20 Mars 2020.

Koha Ditore: Në njëbisedë telefonike me KOHËN, ky person ka thënë se në Kosovë është kthyer më 11mars bashkë me vajzën e tij, porse asnjëri nuk është kontrolluar në Aeroport.“Unë kam ardhur më 11 mars, askush nuk na ka kontrolluar në Aeroport. Një herënuk e kam pasur asnjë simptomë, por pas tri ditëve pasi kam ardhur në Kosovë,kam nisur të kem lodhje të trupit. Në ambulancën e Lipjanit më kanë sjellë derinë këtë gjendje, sepse kur shkoja aty më thoshin se kemi raste edhe mëurgjente. Kam shkuar çdo ditë aty, ma kanë dhënë një injeksion, ma kanë maturtensionin dhe më kanë thënë të shkoj në shtëpi. Nuk ma kanë bërë testin. Kamshkuar ditën e hënë, ambulanca e Janjevës më ka dërguar me bë testin nëInfektivë në Prishtinë dhe ata të Infektives ma kanë bërë një kontroll tëlehtë, tension, temperaturë dhe më kanë thënë nuk ke virus, shko në shtëpi”, kathënë ai!

“Kam pasur vazhdimishtlodhje të trupit dhe rregullisht kam shkuar për t’u kontrolluar. Kam shkuar nëambulancë, kam shkuar te mjeku privat, kam dalë, kam ble çaje në shitore, nëbarnatore kam ble barna, jam detyruar vetë që të gjej se çfarë kam”! 46-vjeçari nga Janjeva e Lipjanit thotë setesti për koronavirus nuk i është bërë asnjërit prej familjarëve të tij”!

“Familjarët nuk i kanëkontrolluar fare, ua kanë matë temperaturën dhe iu kanë thënë me qëndru nështëpi. Ata s’kanë marra masa të thella me i kontrollu, asnjë familjari nuk iuka bërë testi. Janë duke e lënë punën që të përhapet ky virus. Nuk i kanë bërëtest motrës as nënës, as vajzës, as dhëndrit apo njerëzve që kam pasur kontakt.Nga Gjermania kam ardhur me vajzën, as asaj nuk i është bërë testi”, ka shtuarai.

Çfarë flet kjo e dhanë?!

Ta zbërthejmë bashkërisht. Skenari për projektim,planifikim e përgatitje të kundërmasave nacionale, qoftë edhe bazuar vetëm mbirastin e “Personit me numrin 21” që e sollëm pak më lartë, mund e duhej tëishte, afërsisht, ky:

Në Kosovë vjennjë (1), dy (2) apo (3-4) Persona të Infektuar me CoronaVirus (po i quajmë“Personi A, B, C, D…”). Mund të kenë ardhë edhe 5 apo 20, por megjithatë, poe marrim vetëm një (1), këtë të Janjevës të ardhur nga Berlini, i cili shpaloirastin e tij?

 “Presoni21 – i Janjevës e Berlinit”: Deri sa është konfirmuar si i infektuar, prasot me 20 Mars – ashtu siç po flet edhe vet pacienti, ai ka arritur pa asnjëdyshim, që ndërkohë, pra nga data 11 Mars deri sa është diagnostifikuar, sot, më20 Mars të infektojë minimalisht 6 persona në dite. Dhe kjo ka ngjarë shumëthjeshtë, si në gjithë botën, siç ka ngjarë edhe në Kinë e në Itali ta zëmë: Përmesvizitave fqinjëve dhe familjes së gjerë, ku supozojmë se ka infektuar 5-6persona, një pjesë në familje të ngushtë, dhe një pjesë tjetër, rreth 3-4 persona,varësisht prej natyrës së kontakteve që ka pas jashtë shtëpisë, në ambulanta eapoteka, në shitore e te miqtë dhe shokët tjerë…!

Brenda ditës,minimumi rreth 10 persona!? Por ne po e zbresim këtë numër dhe po marrim si njëmesatare, sa për projektim e kalkulim të përmasave të përhapjes – 6 Persona në ditë?!

Mund ta marrimedhe se ky ka arrite të infektojë vetëm 2 persona në ditë, por më poshtë e dota shihni, se kjo ka shumë pak rëndësi!?

Të nesërmen,me, 12 Mars, i njëjti, por tash ndarasnga 6 të infektuarit tjerë nga ky dhe nga vajza e tij – kanë dalë megjallnue e me u pa e përshëndetë, “ka një çaj apo kafe”, tek familja e gjerëdhe fqinjët, tek rrethi i ish shokëve të shkollës e miqtë, në shitore, QendraTregtare e lokacione të tjera…

Pra, me 13Mars, 7 Persona me CoronaVirus, kanë infektuar potencialisht nga 6 të tjerë…,që janë gjithsejtë, 36 të infektuar ngavetëm dy persona të ardhur para vetëm dy ditësh

13 Mars apo Dita e Tretë: dalin përsëri me mëngjes me gjallnue e punue dhe mevizitue familjarë, me ble e me shitë, 36Persona me CoronaVirus. 

Dhe si rezultati takimeve të tyre, e të debatave shoqëruar me kopallat rreth politikës (kuzakonisht bashkohen dhe impenjohen e imponohen me spërkatma pështyme edhefqinjët e kolegët e t’gjithë për‘rreth, atëherë, matematikisht, Kosova eshoqëria Kosovare, e ka mbyll mbrëmjen e 13 Marsit, me rezultatin 216 Personatë infektuar, që kishin ngjizje e infektim, vetëm nga ky Berlinezi i Janjevësdhe vajza e tij. (36 Personat e Infektuar të mëngjesit – herë (X) 6 persona tëinfektuar nga secili prej tyre, 36 X 6 =216 Persona të Infektuar me CoronaVirus (pas vetëm 62 orëve, apo treditësh).

14 Mars apo Dita e Katërt: Dalin në mëngjes, 216Kosovarë të infektuar me CoronaVirus me punë, me ble, për vizitëfamiljarëve, në shkollë, në fakultet, në fabrikë, në konferenca…etj, etj) dheinfektojnë dhe multiplikojnë numrin e të infektuarve në 216 X 6 = 1296 Persona të Infektuar.

Ku është lajthitja (Ynë) me realitetin se sa të infektuarkemi? Qe, shkurt eshqip, ta zëmë, sot në mesdite të 20 Marsit – Televizionet Kosovare dhe mediat -të informuar nga Qeveria përmes konferencave e komunikatave për shtyp, kanëkonfirmuar se “Është konfirmuar Personi 21-të i Infektuar me Corona Virus në Kosovë –vie bga Berlinë dhe është në Janjevë” – pra lajmëruan sot, për personine Janjevës, dhe teksa po shkruaj, RexhepSelimi në një intervistë me Kushtrim Sadikun e Klan Kosovës, po thotë, se shikonisa në lajthitje ka qenë Agim Veliu kur deklaronte se numri po ritet nga ora nëorëndërkohë ne sot, dy ditë pasdeklaratës së veliut, kemi vetëm 21 të infektuar, pra janë shtuar vetëm 2…?!

Pra kushështë këtu në lajthitje? Bota apo Ne?

Ajo çfarë duatë them është se, sipas kalkulimit më lartë, Kosova mund t’a ketë mbyll ditën ekatërt (4) pas “ardhjes – pa paralajmërim – të CoronaVirusit n’Kosovë” meafërsisht 1296 të Infektuar (pak ka rëndësi a ka ardh Corona Virusi i parë me 8,me 9-të apo 10 Mars). Me rëndësi është të kuptojmë logjikën e përhapjes së tij,ta kthejmë “filmin” prapa si dikur në videorekorder filmat, dhe të projektojmëmbi bazën e të Infektuarve të Konfirmuar për çdo ditë, se cili është iteneraridhe pista e infektimeve të secilit e secilës, që zbulohet çdo ditë – o jo tëqesim kambën mbi kambë, e marim poza dhe konkludojmë se kemi vetëm 22 tëinfektuar, dhe në Kosovë po ngjanë një mrekulli!? Me gjasë ngase jemi pellazg,apo mbi çfarë baze…?

Jo rastësisht, Kancelaria Gjermane, znj. Merkel, alarmoiGjermaninë, se Gjermania me 82 Milion banorë – ka probabilitetin që tëinfektohet në shkallë vendi merreth  60deri 70 % të të gjithë qytetarëve të saj?!

Dallimi, mesditës parë dhe të tretë, është i vogël, krahasuar me multiplikimin që ngjanëmes ditës 6-të dhe veçanërisht, mes ditës 7-të dhe 8-të.

 Dita 5-të:     1296  X 6 =       7,776

Dita 6-të:     7,776  X 6 =     46,656

Dita 7-të:   46,656   X 6 =   279,936

Dita e 8-të: ?

Javët në vijim: ?

Cfarë thotë shkenca dhe Bota?

“Mënyra me efikase e parandalimit te infektimeve dheshpëtimit te jetëve është duke thyer zinxhirët e transmetimit. Dhe për ta bere këtëduhemi te TESTOJME dhe IZOLOJME. Nuk mund ta luftosh zjarrin me sy te mbyllur.Dhe ne nuk mund ta luftojmë këtë pandemi pa e ditur se kush është iinfektuar”, deklaroi Tedros Adhanom Ghebreyesus, Drejtor iPërgjithshëm i Organizatës Botërore të Shëndetësisë.

Atëherë, çfarë të bëjmë?

A mund ta ndalim këtë rrjedhë matematikore, që si njëortek bore i lëshuar nga një bjeshkë e madhe, mund të na shkatërrojë në masë tëmadhe substancën njerëzore, shoqërorë e ekonomike?

Po!

Por, vetëm memasa radikale, drastike të izolimit, vet-disiplinës së secilit qytetarë dhesecilës familje – por edhe me aplikim të masave ekstreme e drastike shtesë, tëpenalizmit të rreptë, për secilin të mos përmbajtur e vet-disiplinuar, që e kakeqkuptuar mbylljen e shkollave dhe ndërprerjen e pjesshme të punës, si kohëpër piknik në Gërmi, Brezovicë e Prevallë, për vizita familjare miqve,kusherive e kolegëve…

Jo, ne s’guxojmëqë “duke e kursyer qytetarin” me “zbukurime diletantësh” se kemi “gjithçka nëkontrolle”, ndërkohë që ai pacienti me nr.21 nga Janjeva e Berlini, s’kish lanëderë pa shku dhe pa trokite, e vend pa kërkuar ndihmë dhe pa gjezleisë epërhapë, pa fajin e tij, sëmundjen në përmasa marramendëse…! Fakti Janjevës,duhet ta trandë gjithë shtetin, dhe të përmbledhemi e mobilizohemi, pa kërkuarfajtor, por duke kërkuar zgjidhje bashkërisht. Të gjithë!

Ngase, mos tëharrojmë, ne folëm e multiplikuam më lartåe, vetën rastin e multiplikimit dheme bazë ngjizjen nga vetëm një pacient – që aktualisht, pa e zbërthyer si mëlartë, është thjeshtë i 21-ti! Ndërkohë që e dimë se kishte edhe të tjerë që esollën në Kosovë!

Pra ne duhetsiç po e thotë edhe Tedros Adhanom Ghebreyesus, Shkencëtaridhe hulumtuesi me mirënjohje të shumta ndërkombëtare i “Malaries” dhe Drejtoriaktual i Organizatës Botërore të Shëndetësisë, se: “Mënyra më efikase eparandalimit të infektimeve dhe shpëtimit të jetëve është duke thyer zinxhirëte transmetimit. Dhe për ta bërë këtë duhemi të TESTOJME dhe IZOLOJME. Nuk mundta luftosh zjarrin me sy t’e mbyllur. Dhe ne nuk mund ta luftojmë këtë pandemi,pa e ditur se kush është i infektuar”!

Dhe përtej politikës, ky zotëri i OBSH-së së OKB-së, s’ështëi ndërsyer apo “infektuar” që ta bëjë këtë deklaratë, as nga Isa Mustafa i cilikërkoi masa edhe më të ashpra…, e as nga Agim Veliu…, dhe as s’është anëtari Këshillit të Përgjithshëm të LDK-ës.

Por kemi tëbëjmë me aplikim të dijeve hulumtimeve shkencore, shkathtësive dhe përvojavebotërore. Kemi të bëjmë me të menduar adekuat, pra të “Zeitgeist-it” – “Think globally, act locally“, apo, “Think global,act local“!

E kundërta e saj, është kjo që po nangjanë, me logjikën se “Kemi vetëm 22 të infektuar”, dhe e kemi gjendjen nëkontrolle…, dhe “ata që po përhapin panik, duhet ndëshkuar”!

Lajthitjet “Virale” (dhe jo vetëm) të Albin Kurtit dhe ekipit!?

Disa në Kabinetin Qeveritar të AlbinKurtit, si ai Elvis Hoxha apo Elvis Naçi apo si quhej ai ideologu, sikurse edhevet Kryeministri Kurti, po mendojnë njëjtë praptas (si më lartë) – edhe nërastin e relacioneve me SHBA-të:

Në vend të  “Think global, act local“,mendësia VV-iste dhe e Kurtit, po aplikojnë logjikën e kundërt, atë të praptën,“Think lokal, act Global” – kupastaj po përkthehet se gjoja ish Ministri Agim Veliu, paska përhap panik rrethCoronaVirusit meqë qenka i infektuar (politikisht) dhe ndërsyer nga Grenelli -kur ishte në Berlin, bashkë me Avdullah Hotin dhe Skender Hysenin.

Ngase, përkthyer edhe ma saktë VV-nëemendësinë e saj, pra sikurse që “tashmë është e ditur në VV”: “Edhe vet Presidentii SHBA-ve, Donald Trumpi, është i infektuar nga Hashim Thaqi”, dherrjedhimisht, Donald Trump dhe Grenell, kanë infektuar edhe Avdullah Hotin, AgimVeliun dhe Isa Mustafën, me gjasë edhe shumëkënd tjetër në Kosovë, dhe rrjedhimishtsi “t’infektuar” e të kryesuar nga Trump, të gjithë këta po bëjnë pikë përpikë, çka po u thotë Hashim Thaqi!?

Pra, Hashim Thaqi nga Broja, është Dirigjentii Trumpit, për dizajnim të Ballkanit dhe Europës e më gjerë…!?

Kujdes njerëz, ka lloj lloj virusesh,pra edhe aso të mendësisë, që përhapen po aq shpejtë e multiplikohen sikurseedhe CoronaVirusi – me një dallim, se se virusi i mendësisë, është virus qëmerr në qafë, shtete e kombe të tana…!

Prishtinë, 20Mars 2020