Aktorja turke “dashurohet” me Ledrin në “Sunny Hill” - Gazeta Express
string(48) "aktorja-turke-dashurohet-me-ledrin-ne-sunny-hill"

Rozë

Gazeta Express

05/08/2025 14:33

Aktorja turke “dashurohet” me Ledrin në “Sunny Hill”

Rozë

Gazeta Express

05/08/2025 14:33

Aktorja dhe influencuerja turke Müge Boz ka ndarë përjetimet e saj pas vizitës në Kosovë, ku mori pjesë në festivalin e shumëpërfolur “Sunny Hill”.

Në një postim në Instagram, ajo ka treguar se një nga momentet që i la më shumë mbresa ishte performanca e Ledri Vulës, reperit të njohur kosovar, shkruan Indeksonline.

“Ledri Vula ishte një nga emrat që më tërhoqi vëmendjen. E quajtën reperi më i mirë në Kosovë. Edhe pse nuk më pëlqen repi, më pëlqeu muzika e tij dhe doja ta përfshija si rekomandim”, shkroi Müge Boz.

Ky vlerësim vjen si një tjetër dëshmi e ndikimit të Ledrit në skenën muzikore, jo vetëm në trojet shqiptare, por edhe përtej kufijve.

Festivali Sunny Hill, i organizuar në Prishtinë, vazhdon të mbledhë emra të mëdhenj nga bota e muzikës dhe të tërheqë vëmendjen e yjeve ndërkombëtarë.

View this post on Instagram

A post shared by Müge Boz (@mugeboz)