string(48) "aktorja-olta-gixhari-behet-nene-per-here-te-dyte"

Aktorja Olta Gixhari bëhet nënë për herë të dytë

Yjet

Gazeta Express

13/06/2024 21:01

Olta Gixhari ka sjellë në jetë djalin e saj të dytë. Lajmi është bërë me dije nga vetë aktorja e cila nëpërmjet një postimi në llogarinë personale të Instagram-it ka ndarë fotografi me dy djemtë e saj.

Aktorja e dashur për publikun nuk ka treguar emrin e të birit ende, por ka treguar vetëm datën e tij të lindjes.

Lexo Edhe:

“13.06.2024”- shkruan Olta përbri postimit.

View this post on Instagram

A post shared by Olta Gixhari (@oltagixhari)

Rikujtojmë që Olta ka qenë ish-konkurrente e formatit të “BBV2”, e cila shquhej si një prej banoreve më të dashura për publikun por asokohe ajo vendosi të linte garën përgjysmë pa vazhduar rrugëtimin për çmimin e madh.