Aktorja Emma Stone është shtatzënë për herë të parë - Gazeta Express
string(51) "aktorja-emma-stone-eshte-shtatzene-per-here-te-pare"

Aktorja Emma Stone është shtatzënë për herë të parë

Rozë

Gazeta Express

05/01/2021 17:30

Aktorja e famshme, Emma Stone dhe partneri i saj, Dave McCary do të bëhen prindër për herë të parë.

Ylli i “A star is Born” e kishte mbajtur lajmin të fshehtë deri më tani, pavarsisht thashethemeve që kishin nisur të qarkullonin në fund të muajit nëntor.

Lexo Edhe:

Në fotografitë e publikuara nga mediat e huaja, 31-vjeçarja shihet me barkun e rrumbullakosur teksa është duke shëtitur me miqtë e saj në Los Angeles.

Dyshja janë bashkë prej vitit 2017, ndërsa ka zëra se janë martuar zyrtarisht në një ceremoni private në muajin shtator të vitit që lamë pas.