Aktorja e njohur zhduket në liqen, mendohet se ka vdekur, djali i saj 4 vjeçar gjendet i vetëm në barkë - Gazeta Express
string(101) "aktorja-e-njohur-zhduket-ne-liqen-mendohet-se-ka-vdekur-djali-i-saj-4-vjecar-gjendet-i-vetem-ne-barke"

Gazeta Express

09/07/2020 11:18

Aktorja e njohur zhduket në liqen, mendohet se ka vdekur, djali i saj 4 vjeçar gjendet i vetëm në barkë

Gazeta Express

09/07/2020 11:18

Aktorja Naya Riveria mendohet se ka vdekur ditën e sotme pasi djali i saj 4-vjeçar u gjet i vetëm në një varkë në Kaliforni.

Aktorja e Glee dhe djali Josey morën me qera një varkë në liqenin Piru të mërkurën pasdite, por 3 orë më vonë një tjetër varkë ngriti alarmin pasi panë një fëmijë të vogël vetëm.

Lexo Edhe:

Policia tha se gjeti jelekun e shpëtimit të Naya-s mbi varkë dhe se aktorja ishte hedhur në liqen për të notuar, por me shumë gjasa do të jetë mbytur.

33-vjeçarja ka marrë pjesë në serialin Glee nga vitin 2009 në vitin 2015. Polumbarë e helikopterë po kërkojnë trupin e aktores.

Nga deklaratat e djalit të vogël policia mësoi se Naya ishte hedhur për të notuar e më pas nuk ishte kthyer më.

View this post on Instagram

just the two of us

A post shared by Naya Rivera (@nayarivera) on