Stone pranon se suksesi i saj në Hollywood, me filma si “Basic Instinct”, ka pasur gjithmonë një çmim…
Aktorja e njohur, Sharon Stone ka reflektuar në një intervistë së fundmi mbi marrëdhënien e saj me burrat dhe ndikimin që kanë pasur këshillat e të atit që në fëmijëri.
Ajo kujton se babai e inkurajonte të mos dorëzohej, por të luftonte për veten, një mësim që e ka shoqëruar si në jetën personale, ashtu edhe në karrierë.
Stone pranon se suksesi i saj në Hollywood, me filma si “Basic Instinct”, ka pasur gjithmonë një çmim, pasi të tregosh forcë dhe karakter shpesh nuk është mirëpritur në industrinë e filmit.
“Atë nuk e pëlqejnë”, thotë ajo. Megjithatë, aktorja thekson se mbështetjen më të madhe e ka gjetur te gratë. Aktorja kujton se figura të forta femërore kanë hyrë në jetën e saj në momente vendimtare, duke i dhënë këshilla të shkurtra, por shpëtimtare.
“Në një farë mënyre, ato gra më shpëtuan jetën”, rrëfen ajo. Duke e zgjeruar këtë reflektim, Stone flet për fuqinë femërore, duke theksuar se gratë janë krijueset dhe vendimmarrëset e botës, pavarësisht bindjes se burrat kontrollojnë gjithçka.