Aktorit kosovar ia refuzojnë vizën zvicerane edhe pse ia mbajtën dy muaj pasaportën - Gazeta Express
string(83) "aktorit-kosovar-ia-refuzojne-vizen-zvicerane-edhe-pse-ia-mbajten-dy-muaj-pasaporten"

Lajme

Gazeta Express

14/01/2022 17:50

Aktorit kosovar ia refuzojnë vizën zvicerane edhe pse ia mbajtën dy muaj pasaportën

Lajme

Gazeta Express

14/01/2022 17:50

Aktori Muhamed Arifi tregoi se Ambasada e Zvicrës ia ka refuzuar vizën, pasi ia ka mbajtur për dy muaj pasaportën.

Ai tha se më 15 nëntor e ka dorëzuar atë dhe dje, më 13 janar, i është kthyer, derisa arsyeja, sipas tij, është banale.

Lexo Edhe:

“Kjo është e tmerrshme, më janë anulu mbi 15 data nëpër Evropë, që i kemi pasur me kontratë, të cilat i ka kërkuar ambasada, edhe diplomën e fakultetit ma kanë kërkuar, ua kam dërguar dhe ambasada ma anulon vizën,” u shpreh ai në emisionin ‘Ora e Pasdites’ në Klan Kosova.

Tutje ai tha se është shumë i dëshpëruar dhe nuk do të aplikojë më kurrë për vizë në këtë ambasadë.