Aktori Zef Deda puth muret e teatrit “Migjeni”: Qeveria po shkatërron vendin - Gazeta Express
string(73) "aktori-zef-deda-puth-muret-e-teatrit-migjeni-qeveria-po-shkaterron-vendin"

Aktori Zef Deda puth muret e teatrit “Migjeni”: Qeveria po shkatërron vendin

Gazeta Express

23/05/2020 22:12

Aktori i njohur i skenës shqiptare, Zef Deda ishte pasditen e kësaj të shtune i pranishëm mes artistëve dhe bashkëqytetarve të tij shkodranë në tubimin e thirrur nga Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit.

Para se të merrte fjalën, aktori mes lotëve puthi muret e teatrit “Migjeni” dhe tha se këtë tempull nuk guxojnë ta prekin siç bënë me Teatrin Kombëtar.

Lexo Edhe:

“Ata luajtën në mënyrën më të tradhtare sepse po të ishim ne, ju, artistët shkodranë, po të ishte vlonjati, korçari, aty përbri tij tërë natën nuk çohen këta, nuk guxojnë. Super komunistë, super fashistë. Nuk duan kulturë, nuk duan art, s’duan që fëmijët tonë të edukohen. Ajo mafie po shkatërron këtë vend dhe e gjithë rinia jonë ka për të ikur nga këtu. Gjithë rinia jonë ka me ik prej këtu. JO! Mbajeni fëmijën aty! Ta çojmë në këmbë Teatrin. Rroftë arti!”, tha Deda.