Në moshën 62-vjeçare, ylli i pandalshëm i “Mission: Impossible” ka shkruar emrin në Librin e Rekordeve Guinness, duke kryer një nga akrobacitë më të rrezikshme të realizuara ndonjëherë nga një aktor dhe pa përdorur dublant.
Në episodin e tetë të sagës “Mission: Impossible – The Final Reckoning”, aktori legjendar u hodh plot 16 herë nga një helikopter, me një parashutë të lagur me karburant dhe të ndezur në flakë. Kjo skenë sfiduese, e cila u xhirua për një nga sekuencat kulmore të filmit, është tashmë zyrtarisht e njohur nga Guinness World Records, të cilët publikuan lajmin me një postim në rrjetet sociale.
“Tom nuk është vetëm një aktor hero aksioni, ai është heroi i aksionit”, deklaroi Craig Glenday( Greg Glendei) , drejtori i Guinness World Records.
“Ajo që e bën unik është përkushtimi i tij për autenticitet. Ai e shtyn veten vazhdimisht përtej kufijve njerëzorë”.
Në një video të publikuar nga Paramount Pictures, Cruise shpjegon procesin e përgatitjes dhe diskutimet me ekipin për rrezikun e skenës. “Jam gati të hidhem. Nëse përdridhet ndërsa është në flakë, do të rrotullohem dhe do të digjem”, dëgjohet ai të thotë me qetësi befasuese.
Aktori, i nominuar tri herë për çmimin Oscar, është prej kohësh i njohur për faktin se realizon vetë akrobacitë e rrezikshme në filmat e tij nga ngjitja në Burj Khalifa, tek varja nga aeroplani në fluturim. Por kjo arritje e fundit i ka kaluar të gjitha pritshmëritë.
Gjatë çdo kërcimi, Cruise u lidh me një parashutë të përgatitur për t’u ndezur, më pas shkëputej në ajër dhe vendoste parashutën rezervë për të përfunduar uljen në siguri.
Krahas suksesit në ekran, Cruise mban edhe rekorde të tjera: është aktori me më shumë filma radhazi që kanë kaluar 100 milionë dollarë në arkëtimet botërore, dhe figura më e fuqishme e aksionit në Hollyvud për dekada me radhë.
aaaaa