Aktori Tanushi dedikim për vëllain e Unikkatilit: Mentori djali më i mirë - e ka dashtë krejt Prishtina, ka punu fort - Gazeta Express
string(113) "aktori-tanushi-dedikim-per-vellain-e-unikkatilit-mentori-djali-me-i-mire-e-ka-dashte-krejt-prishtina-ka-punu-fort"

Lajme

Gazeta Express

02/03/2025 23:55

Aktori Tanushi dedikim për vëllain e Unikkatilit: Mentori djali më i mirë – e ka dashtë krejt Prishtina, ka punu fort

Lajme

Gazeta Express

02/03/2025 23:55

Aktori Simon Tanushi ka bërë një dedikim për të ndjerin Mentor Palokaj, vëllain e reperit Unikkatil, i cili është gjetur pa shenja jete të dielen në një banesë në lagjen Arbëria në kryeqytet. Tanushi thotë se i ndjeri Mentori “ka punuar fort” dhe të njëjtin e ka “dashtë krejt Prishtina”.

Postimin e nis me fjalët “Mentori është kanë djali më i mirë i Prishtinës”.

Aktori thotë se ka dalë edhe në vendin e ngjarjes pasi ka marrë lajmin për vdekjen e shokut të tij, ndërsa bën thirrje që të priten rezultatet e autopsisë përpara se të raportohet mbi shkaqet e vdekjes.

Postimi i tij i plotë: