Aktori shqiptar infektohet me koronavirus - Gazeta Express
string(41) "aktori-shqiptar-infektohet-me-koronavirus"

Aktori shqiptar infektohet me koronavirus

Gazeta Express

18/06/2020 22:01

Aktori i njohur shqiptar, Florjan Binaj, ka rezultuar pozitiv me koronavirus.

Binaj ka bërë të ditur se është vetizoluar qysh para testimit dhe se tash për tash s’ka asnjë simptomë.

Lexo Edhe:

“Jam aq pozitiv si tip sa që dola pozitiv edhe me COVID-19”, ka shkruar ai në një postim në Facebook. “Të dashur ndjekës, fansa, miq dhe mikesha, pas një testimi rutinë, fati donte që unë të qëlloja i prekur nga virusi Covid-19. U vetizolova që para testimit dhe do qëndroj në izolim si gjithë të tjerët deri në përfundim të karantinës. Fatmirësisht nuk kam asnjë simptomë dhe asnjë shqetësim dhe gëzoj shëndet të plotë. Mendova t’jua them vetë të vërtetën sesa ta lexoni nga portalet që për ndonjë klikim janë të gatshëm të shkruajnë çdo gjë!”, ka shkruar ai në Facebook duke shtuar me shaka se “virusin e mora në Gjermani, por kilometrat i ka origjinale të vetat!”.

View this post on Instagram

Jam aq pozitiv si tip saqe dola pozitiv edhe me covid-19? Të dashur ndjekës, fansa, miq dhe mikesha, pas nje testimi rutin, fati donte që unë të qëlloja i prekur nga virusi Covid-19.U vetëizolova që para testimit dhe do qëndrojë në izolim si gjithë të tjerët deri nē pērfundim të krantinës.Fatmirsisht nuk kam asnje simptomë dhe asnjë shqetsim dhe gëzoj shëndet të plotë.Mendova t’jua them vetë të vërtetën sesa ta lexoni nga portalet që për ndonjë klikim janē të gatshëm të shkruajnë çdo gjë! Mē vjen keq që do mungoj këto 2 javët e fundit të sezonit të Portokallisë por skam ç’bëj… Dhe për të gjithë ata që më pyesin: ku e more?-i them, e mora në Gjermani por km i ka origjinale të vetat!? Shëndet të gjithëve!

A post shared by FLORJAN (@florjanbinaj) on

Në Shqipëri, të enjten u regjistruan 66 raste të reja me koronavirus. Numri total i të infektuarve në Shqipëri ka arritur në 1788.