Aktori Ilir Tafa kujton me pikëllim kolegun e ndjerë, Mustafa Nadareviq - Gazeta Express
string(70) "aktori-ilir-tafa-kujton-me-pikellim-kolegun-e-ndjere-mustafa-nadareviq"

Aktori Ilir Tafa kujton me pikëllim kolegun e ndjerë, Mustafa Nadareviq

Gazeta Express

23/11/2020 14:33

Aktori i njohur kosovar, Ilir Tafa, e ka kujtuar me pikëllim ndarjen nga jeta të aktorit të njohur boshnjak Mustafa Nadareviq, i cili ndërroi jetë dje në Sarajevë.

“Lamtumirë maestro, kujtimi për ty do të jetë i përhershëm!”, ka shkruar Ilir Tafa, në një dedikim kushtuar ikonës së aktrimit në rajon, Mustafa Nadareviq, me të cilin për disa sezona me radhë ishin partnerë në serialin më të suksesshëm televiziv në ish-Jugosllavi “I marrë, i shqetësuar, normal” (Lud, zbunjen, normalan.).

Lexo Edhe:

“Bota nuk do të jetë e njëjtë pa ty dhe pa aktrimin tënd. Ishte nder dhe kënaqësi të punonim bashkë për një kohë të gjatë”, ka shkruar Tafa.

Nadareviq ka vdekur në moshën 78 vjeçare, duke lënë pas vetes qindra role në film e teatër.