Aktori i serialit “Rrushe”: Është OK të titrohet filmi, për t’u kuptuar - Gazeta Express
string(66) "aktori-i-serialit-rrushe-eshte-ok-te-titrohet-filmi-per-tu-kuptuar"

TV/Film

Gazeta Express

24/05/2023 20:05

Aktori i serialit “Rrushe”: Është OK të titrohet filmi, për t’u kuptuar

TV/Film

Gazeta Express

24/05/2023 20:05

Aktori Eshref Durmishi, që luajti në serialin “Rrushe”, serial ky i cili mbrwnw ngriti reagime të ndryshme në rrjete sociale për shkak të titrimit që iu bë nga një transmetues televiziv në Shqipëri, tha se është në rregull që i janë vendosur titrat këtij seriali, pasi, sipas tij, ka shumë njerëz që kanë problem me dëgjimin dhe ato do të shërbenin për ta që ta kuptojnë filmin.

“Nuk e kam këqyrur mbrëmë serialin në Top Channel, këto reagime i pashë sot në rrjete sociale, por edhe kur është transmetuar në Gjirafa Video ka qenë i titruar sepse ka shumë njerëz që nuk dëgjojnë dhe kanë nevojë ta lexojnë se çka po thuhet në serial. Kështu që për atë arsye është titruar edhe nga Gjirafa dhe ka qenë me titra opsionalë edhe në gjuhën shqipe edhe në atë angleze. I pashë reagimet sot, nuk mund të them shumëçka për këtë, nëse ka qenë veç i titruar është OK se ka njerëz që kanë vështirësi ta kuptojnë, edhe pse nuk është ndonjë slang shumë i rëndë, është një folme e përditshme në Kosovë. Nuk e kam parë vetë kështu që nuk mund të them se a ka qenë vetëm përkthim apo  vetëm i titruar”, ka thënë Durmishi në Info Magazinë.

Lexo Edhe:

Durmishi tha se ka luajtur vetë në teatër në Shqipëri dhe audienca nuk e ka pasur problem t’i kuptojë.