Aktori i njohur turk publikon foto nga Shqipëria, shkruan edhe disa fjalë shqip - Gazeta Express
string(78) "aktori-i-njohur-turk-publikon-foto-nga-shqiperia-shkruan-edhe-disa-fjale-shqip"

Rozë

Gazeta Express

29/09/2021 11:59

Aktori i njohur turk publikon foto nga Shqipëria, shkruan edhe disa fjalë shqip

Rozë

Gazeta Express

29/09/2021 11:59

Almeda Abazi, edhe këtë verë nuk mungoi për pushime në trojet shqiptare.

Abazi, e cila jeton dhe vepron në Turqi, rreth një muaj më parë po shijonte pushimet në Dhërmi bashkë me bashkëshortin e saj, aktorin e popullarizuar, Tolgahan Sayisman.

Së fundmi ka qenë Tolga ai i cili ka ndarë një imazh të çiftit nga bregdeti shqiptar, ku duket se kanë kaluar një kohë të mrekullueshme.

“Zemra ime”, ka shkruar në shqip artisti i cili tashmë duket se ka mësuar shumë fjalë në sajë të bashkëshortes.

Të njëjtit tanimë janë prindër të dy fëmijëve: djalit Efehan dhe vajzës Alina.

Ata janë bashkë që shumë vite, ndërsa kanë kurorëzuar dashurinë me martesë në vitin 2017.