Aktori i njohur dërgohet në spital pasi humbi ndjenjat gjatë xhirimeve - Gazeta Express
string(70) "aktori-i-njohur-dergohet-ne-spital-pasi-humbi-ndjenjat-gjate-xhirimeve"

Rozë

Gazeta Express

28/07/2021 22:58

Aktori i njohur dërgohet në spital pasi humbi ndjenjat gjatë xhirimeve

Rozë

Gazeta Express

28/07/2021 22:58

Aktori amerikan, Bob Odenkirk, është dërguar me urgjencë në spital pasi humbi ndjenjat në xhirimet e serialit “Better Call Saul” në New Mexico.

Mediat njoftojnë se 58-vjeçari ishte duke filmuar një skenë kur u sëmur, ndërsa në ndihmë i dolën anëtarët e ekipit të kamerës.

Ai më pas u transportua në një spital në Los Angeles, ku është duke u mjekuar aktualisht.

Odenkirk kohët e fundit u shfaq në trilerin-aksion “Nobody” (“Askush”).

Seriali “Better Call Saul” është një ‘spin-off’ i serialit të njohur “Breaking Bad” dhe aktualisht po xhirohet sezoni i gjashtë dhe i fundit, i cili do të shfaqet në vitin 2022.