Aktori Genci Fuga shfaqet me kolegët pas operacionit - Gazeta Express
string(52) "aktori-genci-fuga-shfaqet-me-koleget-pas-operacionit"

Shqiperi

Gazeta Express

12/09/2023 12:18

Aktori Genci Fuga shfaqet me kolegët pas operacionit

Shqiperi

Gazeta Express

12/09/2023 12:18

Pas ndërhyrjes kirurgjikale rreth një muaj më parë, pasi pësoi goditje në tru, aktor i njohur Genci Fuga, është shfaqur mes kolegëve dhe miqve.

“Me Genci Fugën, kolegun e mikun e mirë duke festuar për jetën! Mirëse erdhe Genc”, shkruan deputetja Taulanda Jupi.

Kujtojmë që Fuga iu nënshtrua një operacioni mjaft delikat para kohë më parë, pasi goditja  që posoi në tru po i rrezikonte jetën. Ishte bashkëshortja e tij Enirieta Fuga e cila kërkoi ndihmën e shqiptarëve, pasi për operacionin nevojiteshin 19 mijë euro. Por mesa duket gjithçka e keqe është lënë pas.