Aktivistja serbe Kandiq e quan të “turpshëm” arrestimin e Fatmir Shehollit: Prokuroria t’i paraqesë provat publikisht - Gazeta Express
string(113) "aktivistja-serbe-kandiq-e-quan-te-turpshem-arrestimin-e-fatmir-shehollit-prokuroria-ti-paraqese-provat-publikisht"

Lajme

Gazeta Express

09/10/2025 13:38

Aktivistja serbe Kandiq e quan të “turpshëm” arrestimin e Fatmir Shehollit: Prokuroria t’i paraqesë provat publikisht

Lajme

Gazeta Express

09/10/2025 13:38

Aktivistja serbe, Natasha Kandiq, e cila është themeluese e Fondit për të Drejtën Humanitare, ka reaguar për arrestimin e sotëm të Fatmir Shehollit nën dyshimet për spiunazh.

Kandiq ka thënë se arrestimi i Shehollit si “spiun i Serbisë” është “e turpshme.

Në një reagimin në profilin e saj, Kandiq ka thënë se Prokuroria e Kosovës duhet të paraqesë publikisht prova “për dyshime dhe shpifje të tilla të ndyra”.

“Arrestimi i Fatmir Shehollit, drejtor i Institutit për Afirmimin e Marrëdhënieve Ndëretnike në Kosovë, si “spiun serb” është i turpshëm. Prokuroria e Kosovës është e detyruar të paraqesë publikisht prova për dyshime dhe shpifje të tilla të ndyra”, ka shkruar Kandiq.