Aktivisti në Hije - Gazeta Express
string(17) "aktivisti-ne-hije"

Gazeta Express

25/02/2020 17:46

Aktivisti në Hije

Gazeta Express

25/02/2020 17:46

“Princi në Hije”, është libri i botuar së fundi për njërin nga atdhetarët e familjes Gërvalla

Në këtë libër rrëfehet jeta profesionale dhe atdhetare e Idriz Gërvallajt. Ai me profesion dhe detyrë ishte gjyqtar në gjykatat e Dukagjinit, por jashtëzakonisht aktiv në jetën politike në hapësirat e kësaj ane.

Lexo Edhe:

Idriz Gërvalla, ka qenë i përndjekur politik, bashkëmoshatar dhe i një trungu familjar me heroin

Jusuf Gërvalla. Madje ishte i lidhur me Lëvizjen Kombëtare para Jusufit.

Mësohet se Idriz Gërvalla e kishte ndihmuar dhe udhëzuar Jusufin në hapat e parë të lidhjeve dhe lëvizjeve kombëtare.

Idrizi e kishte njoftuar Jusufin me protagonistë të Lëvizjes së asaj kohe, por kurrë nuk u imponua me protagonizëm.

Gjatë gjithë jetës së tij ai kishte jetuar dhe bashkëvepruar me veteranët e atdhetarizmit duke filluar prej Adem Demaqit, Metush Krasniqit, Mulla Ramë Govorit, Ismail Dumoshit, Ahmet Haxhiut, Ali Aliut-Preshevës, Azem Beqirit, Isa Demës, Sabri Novosellës e shumë të tjerë.