Aktivisti Mentor Majeci largohet nga VV, i kërkon falje publike gjithë atyre që i ftoi t'i bashkohen partisë - Gazeta Express
string(101) "aktivisti-mentormajeci-largohet-vv-i-kerkon-falje-publike-gjithe-atyre-qe-i-ftoi-ti-bashkohen-partise"

Lajme

Gazeta Express

07/09/2025 21:11

Aktivisti Mentor Majeci largohet nga VV, i kërkon falje publike gjithë atyre që i ftoi t’i bashkohen partisë

Lajme

Gazeta Express

07/09/2025 21:11

Mentor Majaci, ishte i njohur si aktivist i Lëvizjes Vetëvendosje.

Por, ai tashmë ka dhënë dorëheqje nga ky subjekt politik që drejtohet nga Albin Kurti.

Përmes një postimi në Facebook ai ka thënë se Vetëvendosje dikur ishte simbol i idealizmit dhe sakrificës qytetare, sot është kthyer në një mekanizëm për pushtet të pandalshëm, përjashtues dhe interesash të mbyllura.

Ai ka këkuar falje të gjithë atyre që i ka ftuar t’i bashkohe këtij subjekti politik.

Postimi i plotë:

Hyra në këtë lëvizje me bindjen e plotë se po i bashkohesha një alternative të sinqertë politike — që do të sillte ndryshim të vërtetë, drejtësi, barazi dhe shpresë për qytetarët e këtij vendi. Fatkeqësisht, gjatë përfshirjes sime, kam parë nga afër një realitet shumë të dhimbshëm: keqqeverisje, arrogancë, mosdëgjim të qytetarit, kapje të institucioneve dhe punësime të njëanshme partiake( Sidomos në Komunen tonë të Podujevës).E vërteta është se në vend të ndryshimit, po ripërsëritet e njëjta mendësi e vjetër që ky subjekt pretendonte se do ta luftonte.

Vetëvendosje, që dikur ishte simbol i idealizmit dhe sakrificës qytetare, sot është kthyer në një mekanizëm për pushtet të pandalshëm, përjashtues dhe interesash të mbyllura. Të rinjtë, profesionistët dhe aktivistët e ndershëm po injorohen e përjashtohen, ndërsa po përkrahen mediokriteti dhe besnikëria ndaj individëve, jo ndaj parimeve.

Unë, Mentor Majaci , jap dorëheqje nga përkrahja dhe nga çdo funksion dhe anëtarësi në “Lëvizjen Vetëvendosje”, me efekt të menjëhershëm.

Kërkoj falje publike nga çdo qytetar, mik apo bashkëpunëtor që e kam ftuar t’i bashkohet kësaj lëvizjeje, duke u bazuar në bindjen time të sinqertë të dikurshme. Ishte një gabim që tani e kuptoj qartë, dhe për të cilin marr përgjegjësi morale dhe njerëzore.

Nga sot, nuk kam më asnjë lidhje me këtë subjekt. Do të vazhdoj të jem i zëshëm, aktiv dhe i përkushtuar si qytetar i lirë që nuk rri duarkryq përballë padrejtësive.

Me respekt, 

Mentor Majaci

06.09.2025