Dy takimet e kthimit gjysmëfinale të Kupës së Kosovës në basketboll do të zhvillohen sonte në Palestrën “1 Tetori” në Prishtinë.
Bora – Trepça është ndeshja e parë, ku mitrovicasit e fituan në takimin e parë me 23 pikë dallim, 64:87, dhe janë afër finales.
Ndërkohë, prishtinasit duhet të fitojnë me të paktën 24 pikë dallim për t’u kualifikuar në finalen e Kupës për herë të parë.
“Xehetarët” janë fitues aktual të Kupës, kurse në edicionin e kaluar fituan edhe titullin dhe Superkupën.
Sigal Prishtina – Bashkimi është përballja e skuadrave me traditë në basketbollin e Kosovës.
Prizrenasit fituan në duelin e parë 83:67, ndërkohë që kryeqytetasit për t’u kualifikuar në finale duhet të fitojnë me të paktën 17 pikë dallim.
Gjysmëfinalet e Kupës së Kosovës premtojnë sfida interesante dhe në ndeshjet e kthimit.
Finalja do të zhvillohet më 18 shkurt. /Gazeta Express
