Aktgjykimi s'ua lë "shej", Dehari me instruksione të partisë synoi ta çojë përpara votimin e fshehtë, VV s'ka vota për komision - Gazeta Express
string(121) "aktgjykimi-sua-le-shej-dehari-me-instruksione-te-partise-synoi-ta-coje-perpara-votimin-e-fshehte-vv-ska-vota-per-komision"

Lajme

Gazeta Express

29/06/2025 11:37

Aktgjykimi s’ua lë “shej”, Dehari me instruksione të partisë synoi ta çojë përpara votimin e fshehtë, VV s’ka vota për komision

Lajme

Gazeta Express

29/06/2025 11:37

Tridhjetenëntë “përpjekje” për konstituimin e Kuvendit u bënë sot, kur kryesuesi i seancës, Avni Dehari, e ndërpreu seancën pasi propozimi i përsëritur për votim të fshehtë për zgjedhjen e kryeparlamentarit s’i mori votat e nevojshme.

Përfaqësues të PDK-së, LDK-së dhe AAK-së nuk u lejuan të flisnin, ndërsa tentuan t’i thonin disa fjalë nga foltorja e Kuvendit, kur u ftuan për t’i propozuar emrat për anëtarë të komisionit për votim të fshehtë.

Dehari kërkoi ndërprerjen e fjalës së tyre nga regjia dhe madje sigurimi.

“Vetëm propozim, keni ose nuk keni. Për debat nuk ka. Përndryshe sigurimi, regjia, duhet ta ndërpres menjëherë”.

Situata duket se nuk e ka ndryshuar as një aktgjykim i Gjykatës Kushtetuese i shpallur të enjten pasdite, i cili i detyron deputetët ta konstituojnë Kuvendin. Ajo vendosi se deputetët duhet ta përfundojnë seancën konstituive brenda 30 ditëve, më së largu deri më 26 korrik.

Lëvizja Vetëvendosje po e hedh në votim çdo dy ditë një propozim për formimin e një komisioni për votim të fshehtë, i cili nuk po i merr votat e nevojshme. PDK-ja ka argumentuar të mërkurën se ky akgjykim e përjashton votimin e fshehtë, por në LVV thonë se ai e lejon këtë mënyrë.

Përpjekja e partisë e cila ka dalë e para në zgjedhjet e 9 shkurtit për ta bërë votimin të fshehtë erdhi pasi Albulena Haxhiu, kandidatja e tyre për kryeparlamentare, dështoi në mënyrë të përsëritur që t’i merrte 61 votat e nevojshme për t’u zgjedhur.